Hoxhaj: Kushti i Asociacionit për anëtarësim në KiE është i padrejtë

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova...

“Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës”, thotë Server

Profesori amerikan në Universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Server, përmes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia e Kosovës: Jarinje e Bërnjaku ende mbesin të mbyllura për qarkullim

Extra AL PVC

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se forcimi i rendit dhe sigurisë publike, parandalimi i akteve kriminale si dhe ndërmarrja e masave policore konform situatës dhe zhvillimeve në gjithë vendin, përfshirë zhvillimet në veri të vendit mbesin ndër prioritetet e saj.

Që nga vendosja e nëntë barrikadave nga persona/grupe kriminale, situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e njëjtë, ku si pasojë e këtyre barrikadave dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak ende mbesin të mbyllura për qarkullim.

Referuar situatës së krijuar, bllokimit të rrugëve, e rasteve/sulmeve të ndodhura nga grupet kriminale, kanë bërë që të krijohen rrethana të reja të punës e po ashtu kanë ndikuar edhe në jetën e qytetarëve të asaj zone, të cilët nuk po mund të kenë lëvizje të lirë si dhe nuk po e kanë qasjen e lehtë në shërbimet e tyre të nevojshme.

Edhe përkundër këtyre rrethanave të krijuara në veri të vendit, Policia e Kosovës po angazhohet me të gjitha format që t’iu dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallime, si dhe të punojë në parandalimin e akteve kriminale, të cilat po organizohen nga persona të përfshirë në grupe kriminale të organizuara nga brenda dhe jashtë Kosovës.

Në këtë drejtim, bazuar në informacionet që posedon, Policia e Kosovës po bashkëpunon ngushtë me institucionet relevante të sigurisë, në ndërmarrjen e masave të nevojshme ligjore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues të RKS-së, mundësimit të lëvizjes së lirë dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar.

Policia e Kosovës vazhdon të jetë e mirëpritur nga qytetarët në nivel vendi, përfshirë edhe nga banorët në veri të vendit, të cilët bashkëpunojnë me njësitet policore, që ofrojnë siguri dhe shërbime policore për qytetarët pa dallime.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Dhjetëra mijëra njerëz tubohen për marrëveshje pengjesh teksa bisedimet për një armëpushim në Gaza vazhdojnë

Dhjetëra mijëra izraelitë u mblodhën deri në orët e...

Hoxhaj: Kushti i Asociacionit për anëtarësim në KiE është i padrejtë

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova...

“Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës”, thotë Server

Profesori amerikan në Universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Server, përmes...

Dhjetëra mijëra njerëz tubohen për marrëveshje pengjesh teksa bisedimet për një armëpushim në Gaza vazhdojnë

Dhjetëra mijëra izraelitë u mblodhën deri në orët e vona të natës duke bërë thirrje për një marrëveshje për sjelljen e pengjeve në shtëpi,...

Hoxhaj: Kushti i Asociacionit për anëtarësim në KiE është i padrejtë

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova plotëson të gjitha kriteret për anëtarësim në Këshill të Evropës. Në një intervistë për News24,...

“Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës”, thotë Server

Profesori amerikan në Universitetin “Johns Hopkins”, Daniel Server, përmes një shkrimi të fundit ka thënë se qeveria e re e Serbisë përfshin ministra që...