Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Kurti në Strasburg: Marrëveshja bazë Kosovë-Serbi avancon marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalimit të sotëm në takimin e Komitetit Parlamentar për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me BE-në tha se Kosova në dialog me Serbinë mbetet e përkushtuar, konstruktive dhe kreative.

Kryeministri tha se marrëveshja bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën avancim të marrëdhënieve dy vendeve.

Kurti: Dialogu, jemi të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ

“Sa i përket dialogut me Serbinë ne jemi të përkushtuar, konstruktiv dhe kreativ. Ne besojmë se marrëveshja bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë përbën një avancim të marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve. Ne i qëndrojmë parimit universal që mbështet marrëveshja si ai i respektimit të integritetit territorial, dhe kundërshtimeve për anëtarësimin e Republikës sonë në organizatat ndërkombëtare, shkëmbimi i misioneve diplomatike nëpërmjet ambasadorëve, njohja e simboleve shtetërore, pasaportave, etj”, tha ai.

Kurti foli edhe për drejtat e pakicave në Kosovë, me ç’rast, tha se Kushtetuta e Kosovës ofron kornizën e duhur për respektimin e të drejtave të pakicave.

Kurti: Kushtetuta jonë ofron kornizën e duhur për respektimin e të drejtave të pakicave

“Sa i përket të drejtave të pakicave në Kosovë, ne jemi të bindur se Kushtetuta jonë e cila parasheh zbatimin e drejtpërdrejtë të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe traktateve të tjera ndërkombëtare ofron kornizën e duhur për respektimin e të drejtave të pakicave dhe forcimin e tyre sipas nevojës”, u shpreh ai.

Gjatë fjalimit, kryeministri i Kosovës foli edhe për liberalizimin e vizave, me ç’rast, tha se PE ka qenë zë mbështetës në këtë drejtim.

Kurti tha se shpresojnë që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza në Evropë deri më 1 janar 2024.

Kurti: Shpresojmë që qytetarët tanë të udhëtojnë pa viza në Evropë deri më 1 janar 2024

“Ky Parlament dhe disa deputetë shumë të zëshëm kanë bërë thirrje për liberalizimin e vizave gjatë gjithë viteve dhe kanë insistuar në rëndësinë e kësaj teme. Parlamenti Evropian mbeti gjatë gjithë kohës një zë konstruktiv dhe mbështetës. Javën e kaluar festuam vendimin e këshillit për të mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën. Ndërsa presim hapat e mbetur, të cilët përfshijnë miratimin e parlamentit, ne besojmë dhe shpresojmë që qytetarët tanë do të jenë në gjendje ashtu si pjesa tjetër e vendeve të Ballkanit Perëndimor të udhëtojnë pa viza në Evropë deri më 1 janar 2024”, vijoi ai.

Ndër të tjera, kryeministri Albin Kurti nënvizoi se mbështetjen që ka pasur Kosova nga Parlamenti Evropian i paraprin Pavarësisë së vendit. Ai shtoi se njohja për luftën për të drejtat e njeriut që Kosova ka marrë pikërisht nga Parlamenti Evropian, ka qenë një shtyllë e rëndësishme në historinë e suksesit të vendit./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...