Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Kurti falënderon Norvegjinë dhe Slloveninë në avancimin e shtetit të Kosovës

Extra AL PVC

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim përfaqësuesit e posaçëm të Norvegjisë dhe Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Arne Bjornstad dhe Anzhej Frangesh, të shoqëruar nga ambasadorët përkatës në Kosovë, Jens Groøndahl dhe Minca Benedejçiq.

Sipas komunikatës nga Qeveria e Kosovës, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për kontributin e Norvegjisë dhe Sllovenisë në avancimin e shtetit të Kosovës.

“Duke i uruar mirëseardhje, kryeministri Kurti shprehu falënderimin e tij për kontributin e Norvegjisë dhe Sllovenisë në avancimin e shtetit të Kosovës. Ai çmoi angazhimin dhe kontributin e këtyre dy vendeve mike të Kosovës dhe të dërguarve të tyre në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Bashkëpunimi i ndërsjellët, integrimi evropian i Republikës së Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor si dhe sfidat e përbashkëta të kontinentit evropian ishin çështje të bashkëbisedimit. U diskutua edhe për raportet me Serbinë, për takimin e radhës të 18 marsit në Ohër, ku do të diskutohet plani i zbatimit të propozimit të BE-së për marrëveshje bazë, si dhe për pritjet nga ai takim”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Emisarët Arne Bjørnstad dhe Anžej Frangeš ofruan mbështetjen e tyre dhe të vendeve që përfaqësojnë për procesin e dialogut dhe për takimin e ardhshëm në Ohër. Ata theksuan rëndësinë e këtij takimi si mundësi unike për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve drejt normalizimit të plotë të raporteve dhe kontributin që ka për paqen dhe sigurinë në rajon.

Ata po qëndrojnë në Kosovë në një vizitë zyrtare gjatë së cilës do të takojnë edhe përfaqësues tjerë institucionalë dhe politikë përfshirë opozitën. /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...