Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kongresi i Berlinit për Sanxhakun

Extra AL PVC

“Gazet e Alpeve”, sjell dokumente të pa botuara deri më tani për Sanxhakun e Pazarit të Ri- Novi Pazarit.

Pazaret e fuqive të mëdha me Sanxhakun dhe popullin shqiptar

Në Kongresin e Berlinit (1878) është bërë fjalë edhe për trevat e Sanxhakut. Habsburgët nuk kundërshtuan shumë që Sanxhaku të mbetet nën Perandorinë Osmane. Ishte me rëndësi që vetëm mos t’i përkiste Serbisë dhe Malit të Zi, sepse në këtë rast do të ishin çrregulluar planet e saj ekspansioniste ndaj Ballkanit. Sipas planeve të Vjenës, Sanxhaku duhet të ishte diga ndërmjet Serbisë dhe Malit të Zi, e cila do të pengonte dhe parandalonte bashkimin e tyre. Megjithatë, Sanxhaku i Jeni Pazarit, i cili deri pas Kongresit të Berlini (1878) ishte pjesë e Sanxhakut të Bosnjës, ishte në rrezik të përhershëm nga Serbia. Në lidhje me depërtimin e ushtrisë serbe në Vilajetin Kosovës,në vitin 1878, raportonte zëvendës konsulli britanik në Bosnje, Harry Cooper se serbët vepronin me idenë se çdo tokë që nuk kishte ushtarë otomanë, duhet okupuar.

Se sa kanë qenë të rrezikuar sanxhaklinjtë, të ndodhur mes serbëve dhe malazezëve si hekuri i skuqur midis çekanit e kudhrës, tregon edhe rezistenca e tyre kundër çarmatosjes edhe në kohën otomane. Ata, duke e ndier veten të rrezikuar, edhe në këtë kohë nuk pranuan të çarmatosen, prandaj vendosën që ta vrasin komandantin e ushtrisë së sanxhakut të Jeni Pazarit. Kjo ndikoi në rritjen e frikës dhe shqetësimeve te otomanët dhe të huajt e tjerë në Vilajetin e Kosovës. Hasan Pasha kishte filluar t’i çarmatoste shqiptarët pa kompromis. Popullsia shqiptare dhe ajo boshnjake që jetonte e rrezikuar në kufi me Serbinë dhe Malin e Zi, nuk pranonte të zbatonte urdhrat e pashës për çarmatim. Hasan Pasha ishte sulmuar disa herë nga popullsia, por për vdekje u sulmua  nga një grup njerëzish në Jeni Pazar.

Në anën tjetër, Austro-Hungaria nëpërmjet Sanxhakut donte tëdepërtonte në lindje. Qysh në vitin 1900, në Vjenë ishte planifikuar ndërtimi i hekurudhës, e cila do të lidhte Sarajevën me Selanikun nëpërmjet Sanxhakut. Ndërtimi i kësaj hekurudhe deri në Uvcë nëpër Jeni Pazar e deri në Mitrovicë duhej të fillonte në vitin 1908. Mirëpo ngjarjet e mëvonshme penguan realizimin e këtij projekti.[16]Pazari i Ri, i cili në të kaluarën luajti rol të rëndësishëm dhe deri në shekullin XIX dallohej si një ndër trevat më qarkulluese në Ballkanin qendror, fillon të bjerë në shekullin e kaluar. Për Jeni Pazarin vendimi për ndërtimin e rrugës që lidh Moravën me Vardarin ishte i pavolitshëm. Atëherë rrugët e reja anashkalonin, ndërsa rrugët e vjetra pushuan së funksionuari dhe ai filloi të humbiste rëndësinë e mëparshme.

Pas Kongresit të Berlinit (1878), Sanxhaku i Jeni Pazarit u bë pjesë e Vilajetit të Kosovës, i cili përbëhej nga sanxhaku i Shkupit, Prizrenit, Prishtinës dhe Dibrës. Nga ky moment popullsia e Sanxhakut të Jeni Pazarit intensifikon lidhjet tregtare, kulturore me Kosovën dhe Shqipërinë, proces që ndikoi në përtëritjen e lidhjeve vëllazërore dhe të një përafrimi më të madh mes tyre.

Në Kongresin e Berlinit (1878) Serbia dhe Mali i Zi fituan pavarësinë dhe, krahas kësaj, me ndihmën e Rusisë, arritën të zgjerojnë territoret e tyre në dëm të tjerëve, kryesisht në dëm të shqiptarëve. Princi serb, Milan Obrenoviç, i cili në këtë kohë shpallet mbret, fillon jetësimin e projektit “Naçertanija”[18], duke vrarë dhe dëbuar nga territoret të gjithë popujt jo serbë. Suksesin më të madh dhe me barbari të paparë e arriti duke shfarrosur popullatën shqiptare nga më shumë se 720 fshatra të rrethit të Nishit, Pirotit, Vranjës, Toplicës e Jabllanicës.

Marrëveshja e Berlinit nuk u njohu boshnjakëve dhe shqiptarëve asnjë të drejtë dhe as që u debatua për këtë. Austro-Hungaria e fitoi të drejtën e okupimit të Bosnjës, ndërsa për Shqipërinë dhe Kosovën me Sanxhakun luheshin lojëra të errta e të ndyra të Fuqive të Mëdha. Perandoria Osmane, edhe pse u mundua t’i mbajë edhe më tej këto territore, në Luftën e Parë Ballkanike e humbi Kosovën me Sanxhakun dhe Maqedoninë. Shqipëria, ndërkohë, shpalli pavarësinë e munguar.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...