Po mbahet Simpoziumi shkencor mbi gjetjet e reja për Skënderbeun

Më 6 maj, për 619-vjetorin e heroit kombëtar Gjergj...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Haradinaj për situatën në veri: Duhet koordinim i brendshëm dhe me partnerët ndërkombëtarë

Extra AL PVC

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje partnerëve të sigurisë, posaçërisht Uashingtonit, që ta marrin nën kontroll situatën në veri dhe ta ndalin përshkallëzimin e mëtejmë, i cili paraqet rrezik edhe për paqen në rajon.

Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të sillet në përputhje me situatën e krijuar.

“I bëj thirrje Kryeministrit që të sillet në përputhje me situatën e krijuar. Serbia nuk zmbrapset me retorika boshe luftënxitëse e as me “trimat e rrjeteve sociale”, ka shkruar ndër të tjerash Haradinaj.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

Skenari i regjimit pro-rus të Serbisë për destabilizimin e Kosovës, po hyn në një fazë kritike.

Mbyllja e pikave kufitare njëra pas tjetrës, sulmet e grupeve kriminale të sponsorizuara nga Serbia, ndaj qytetarëve, gazetarëve, Policisë, Eulexit e pjesëtarëve të KFOR-it dhe kujtdo tjetër që e kundërshton këtë skenar ogurzi, kanë marrë përmasa shqetësuese.

Gjendja mund të përshkallëzojë dhe të dalë krejtësisht jashtë kontrollit.

Prandaj në një situatë të tillë, është urgjente që Kosova të mobilizojë gjithë potencialin e vet politik, diplomatik, intelektual e të sigurisë në përballje me këtë rrezik të madh.

I bëj thirrje Kryeministrit që të sillet në përputhje me situatën e krijuar.

Serbia nuk zmbrapset me retorika boshe luftënxitëse e as me “trimat e rrjeteve sociale”.

Gjendja është e rëndë dhe kërkon maturi e koordinim, jo vetëm me faktorin e brendshëm por edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Njëkohësisht, lus partnerët e sigurisë, posaçërisht Uashingtonin, që ta marrin nën kontroll situatën në veri dhe ta ndalin përshkallëzimin e mëtejmë, i cili paraqet rrezik edhe për paqen në rajon.  /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Lamtumira e së keqes

Ismail Kadare (Askush më mirë se sa shkrimtari i njohur...

Po mbahet Simpoziumi shkencor mbi gjetjet e reja për Skënderbeun

Më 6 maj, për 619-vjetorin e heroit kombëtar Gjergj...

Poezi për Skënderbeun

Figura e Skënderbeut kishte zënë nju vend madhështor në...

Gani Jakupi i beson e i gëzohet lajmit të rremë për shkarkimin e Escobar: Shumë e ‘jetimin’ paska m’e lanë n’Kosovë

Gani Jakupi, i angazhuari nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës si konsulent i jashtëm për Ambasadën e Kosovës në Bruksel, i është...

Lamtumira e së keqes

Ismail Kadare (Askush më mirë se sa shkrimtari i njohur Ismail Kadare, nuk ka treguar mbi motivet e sulmeve të orkestruara kundër figurës së Skënderbeut....

Po mbahet Simpoziumi shkencor mbi gjetjet e reja për Skënderbeun

Më 6 maj, për 619-vjetorin e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit- Skënderbeut, po mbahet Simpoziumi shkencor, kumtesa nga studiues të ndryshëm mbi gjetjet e reja...