Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Letra dërguar KiE-së, Hoxha: Presidentja ia dha shuplakë Qeverisë

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se reagimi i presidentës,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Gonzato: Tema e Javës Evropiane do të jenë gjithëpërfshirja, larmia dhe të drejtat e njeriut

Extra AL PVC

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato prezantoi nisjen e Javës së Europës 2024, nga Europe House në Tiranë. Kjo javë do të organizohet deri më 11 maj.

“Kjo është një mënyrë për të promovuar në të gjithë Shqipërinë vlerat të cilat janë në zemër të projektit europian dhe tema të këtij edicioni të Javës Evropiane do të jenë: Gjithëpërfshirja, larmia dhe të drejtat e njeriut”, u shpreh ambasadori Gonzato.

Ambasadori i BE tha gjatë konferencës për shtyp se gjatë kësaj jave do të organizohen hapësira për të ngritur debate me shoqërinë shqiptare, për të dëgjuar aktorët e ndryshëm të shoqërisë mbi mënyrën se si duan ta bëjnë ata shoqërinë shqiptare më të drejtë, më gjithëpërfshirëse.

“Jemi përpjekur të dalim nga kryeqyteti për të shkuar në veri e në jug, prandaj janë zgjedhur dhe 2 qytete të tjera ku do të organizohen aktivitete, në Shkodër dhe në Gjirokastër. Në 4 maj do të jemi në pedonalen e Shkodrës, ku do flitet me autoritetet dhe ambasadorë të shteteve anëtare të BE”, deklaroi Gonzato.

Sipas ambasadorit, do të ketë një hapësirë në të cilën qytetarët e Shkodrës do të zbulojnë më shumë për BE. Do të ketë gjithashtu dhe studentë nga Akademia e Arteve me një ekspozitë, një interpretim muzikor, panair, panele diskutimesh etj.

Ndërsa më 6 maj, në Pazarin e Gjirokastrës do të ketë një koncert me zhanre të ndryshme muzikore. Gjithashtu vetë ambasadori do të përurojë një projekt të BE, një treg artizanal me prodhime të komunitetit rom.

Java e BE do të kulmojë në Tiranë, në sheshin “Italia” më 9 maj ku do të zhvillohet një panair i BE.

“Një nga gjërat më të rëndësishme që po bëjmë është puna me të rinjtë shqiptarë, për t’u ofruar atyre të ardhmen në Shqipëri”, tha ambasadori Gonzato duke theksuar me tej se BE është partneri më i madh financiar në Shqipëri, me më shumë se 150 projekte, të cilat kapin shifrën 650 milionë euro. Kjo, sipas ambasadorit, tregon për thellësinë e marrëdhënies mes BE dhe Shqipërisë.

spot_img

Të fundit

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të informacionit. Një numër i madh njerëzish që krijojnë gjendje dashurie, vlerësimi, ndihme dhe dhembshurie, në...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar për t’ia shkurtuar...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e...