Nëpërmjet “Raiffeisen” të lidhur me Rusinë futen në Tiranë miliona Euro të botës së krimit

Nëpërmjet “Raiffeisen” të lidhur me Rusinë, futen në Shqipëri...

Shantazhi i Serbisë ndaj Perëndimit me anë të Kinës

Shkruan: Afrim Kasolli Asgjë nuk e përshkruan më mirë afërsinë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Zyrtare, Cancelo lojtar i Bayernit

Extra AL PVC

Bayerni ka nënshkruar me portugezin João Cancelo në formë huazimi nga Manchester City. Mbrojtësi 28-vjeçar transferohet në Mynih në një marrëveshje që fillimisht do të zgjasë deri në fund të sezonit aktual.

Hasan Salihamidzic , anëtar i bordit sportiv i Bayernit tha se është shumë i lumtur me ardhjen e Cancelos tek sa bëri të ditur se klubi synon ta mbajë atë për një kohë të gjatë.

“Ne jemi shumë të lumtur që João Cancelo tani do të luajë për Bayernin. Ne e kemi marrë atë në huazim tani dhe kemi mundësinë ta mbajmë për më gjatë. Ne kemi qenë duke menduar për një kohë të gjatë për Joaon sepse ne i vlerësojmë shumë cilësitë e tij. Ai është i përshtatshëm në sistemin tonë me stilin e tij sulmues të lojës dhe dinamizmin, dhe mentaliteti dhe përvoja e tij përshtaten shumë mirë në ekipin tonë. Jam i bindur se João do të na ndihmojë në javët dhe muajt e ardhshëm ku duam të fitojmë tituj”, theksoi ai.

Nga ana tjetër, Cancelo dhe se Bayerni është njëri nga klubet më të mëdha në botë dhe se synon tituj të tjerë me këtë ekip.

“Bayerni është një klub i madh, një nga më të mirët në botë, dhe është një motiv i jashtëzakonshëm për mua që tani të luaj përkrah këtyre lojtarëve të jashtëzakonshëm. E di që ky klub, ky ekip jeton për tituj dhe fiton tituj çdo vit. Unë jam gjithashtu i shtyrë nga uria për sukses. Unë do të jap më të mirën time për Bayern.”, tha Cancelo.

Cancelo e filloi karrierën e tij profesionale te Benfica. Ai kishte luajtur në Valencia, Inter dhe Juventus përpara se të bashkohej me Manchester City në vitin 2019, ku ai ka bërë 154 paraqitje dhe ka shënuar nëntë gola.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Njihuni me 17-vjeçarin që jeton në tren: Kam lirinë që të shkoj ku të dua

Lasse Stolley mund të kishte zgjedhur të bënte një...

Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Telefonat e dy prodhuesve dominojnë listën e telefonave më...

Nëpërmjet “Raiffeisen” të lidhur me Rusinë futen në Tiranë miliona Euro të botës së krimit

Nëpërmjet “Raiffeisen” të lidhur me Rusinë, futen në Shqipëri...

Njihuni me 17-vjeçarin që jeton në tren: Kam lirinë që të shkoj ku të dua

Lasse Stolley mund të kishte zgjedhur të bënte një jetë të zakonshme. Të përfundonte gjimnazin, të vazhdonte universitetin dhe ndoshta më pas të niste...

Këta janë telefonat më të shitur në vitin 2024

Telefonat e dy prodhuesve dominojnë listën e telefonave më të shitur në tre muajt e parë të këtij viti. Sipas rezultateve të hulumtimit të kompanisë...

Nëpërmjet “Raiffeisen” të lidhur me Rusinë futen në Tiranë miliona Euro të botës së krimit

Nëpërmjet “Raiffeisen” të lidhur me Rusinë, futen në Shqipëri miliona Euro të botës së krimit, të cilat me licenca të qeverisë shqiptare dhe të...