AAK në Gjermani, Haradinaj: Bashkatdhetarët janë pjesë e rëndësishme në çdo proces për vendin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të...

Te panjohurat politike e helikopterit presidencial të rrëzuar në Iran

Shkruan: Afrim Kasolli "Rrëzimi" apo "ulja e detyruar" e helikopterit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nëpërmjet “Raiffeisen” të lidhur me Rusinë futen në Tiranë miliona Euro të botës së krimit

Extra AL PVC

Nëpërmjet “Raiffeisen” të lidhur me Rusinë, futen në Shqipëri miliona Euro të botës së krimit, të cilat me licenca të qeverisë shqiptare dhe të kryeministrit Edi Rama, pastrohen në sektorin e ndërtimit të kullave e resorteve; ndërsa kompani hungareze–ruse “ONE & Telecom Albania” ka 60% të shërbimit telefonik celular e fiks të zyrave të shtetit, mes tyre kryeministrisë, kuvendit, institucioneve të drejtësisë, SHISH e Policisë…

Nën maskën e gjoja luftës kundër ndikimit të Rusisë në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka krijuar një strukturë parlamentare për censurë ndaj mediave, të emëruar “Komisioni parandalues i dezinformimit që financohet e dirigjohet nga Rusia”.

Afati kohor 1-vjeçar deri muajin prill 2025, tregon se ky komision është krijuar qëllimisht, që deri në zgjedhjet parlamentare, të frikësojë dhe godasë me gjoba, sekuestrim e bllokim, mediat që do guxojnë të denoncojnë aferat e Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Ky konkluzion logjik, del prej faktit, se ndikimi dhe veprimi i Rusisë është në mes të Tiranës dhe brenda kupolës së qeverisë, i lejuar, promovuar dhe mbështetur me asete publike, shërbime strategjike të sigurisë kombëtare, licenca e burime financiare, nga vetë kryeministri Edi Rama.

Një nga bashkëpunëtorët me të afërt të regjimit të Kremlinit, është “Raiffeisen Bank” me qendër në Moskë, që prej 2 vitesh, po qarkullon miliardat e oligarkisë ruse, azerbajxhanase, serbe e të çdo shteti anti- NATO në luftën kundër Ukrainës.

“Raiffiesen Bank”, po mbështetet nga qeveria e Edi Ramës duke i dhënë paketën e pagave të administratës publike, i rinovon licencat, i jep licenca për shërbime të tjera të paligjshme dhe e pranon si partnere investimesh publike, duke marrë kredi sovrane miliona Euro për koncesionet me interesa të larta, me kolateral pasuritë strategjike të vendit.

Me vendim të firmosur nga Edi Rama, “Raiffeisen Bank” lejohet të nxjerrë jashtë Shqipërisë miliarda Euro, që sipas agjencive vendase e partnere të SHBA-BE, nëpërmjet Austrisë përfundojnë tranzit dhe te “Raiffeisen Moska”, ku qarkullojnë për luftën kundër Ukrainës.

Ndërsa me heshtjen e qeverisë, nëpërmjet kësaj banke të lidhur me Rusinë, futen në Shqipëri miliona Euro të trafikut të botës së krimit, të cilat me licenca të qeverisë e kryeministrit Edi Rama, pastrohen në sektorin e ndërtimit të kullave, resorteve e biznese të tjera.

Pasi “Raiffesien Bank” u vendos në Moskë, u bë banka më e preferuar e mafies shtetërore e oligarkike të Rusisë, por dhe në Shqipëri, ku përveç qeverisë, ka mbështetjen e Guvernatorit Gent Sejko, i cili deri para emërimit në korrik 2014, ishte drejtues i Bordit të “Raiffeisen Bank”.

Në mes të Tiranës, është krijuar e po vepron dhe “OTP- Bank Albania”, degë e “OTP-Hungaria” me aktivitet dhe Moskë; që sipas raporteve të SHBA-BE, bashkë me “Raiffeisen Bank”, qarkullojnë miliardat që Rusia përdorë në luftën kundër Ukrainës dhe për ndikimin rus në Ballkanin Perëndimor, mes tyre dhe në Shqipëri.

P.sh., filiali “OTP-Bank Albania” me fije lidhëse te Viktor Orban i Hungarisë e Vladimir Putin, u krijua nga ministra, deputetë, oligarkë e trafikantë të lidhur me qeverinë “Rama”, ndërsa më pas e bleu oligarku hungarez Gellért Zoltán Jászai, i njohur e skeduar nga SHBA-BE.

Me Vendim Nr. 184, datë 27 tetor 2023, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që varet nga Edi Rama, i ka hapur “OTP”, rrugën për evazion fiskal, pastrim parash, menaxhim kapitalesh fiktive dhe transferta ilegale brenda e jashtë Shqipërisë, direkt dhe me agjenci brokerimi.

Pjesë e “OTP-Bank Albania”, është dhe kompania celulare “ONE Albania”, që me miratim të qeverisë shqiptare, u ble para dy vitesh nga oligarku hungarez Gellért Zoltán Jászai, që rezulton se 40% është në ortakëri ilegale me oligarkë rusë, serbë e maltezë.

Prej muajit mars 2022, kompania “ONE Albania” e “Telecom Albania” që tashmë janë shkrirë bashkë, dhe janë dhe pjesë e oligarkisë mafioze ruse të Vladimir Putinit, po favorizohet nga qeveria shqiptare me lejimin e evazionit fiskal nëpërmjet tatimeve duke fshehur të ardhurat reale.

Por vetë Babloku, i ka dhënë 60% të shërbimit telefonik të administratës publike, mes tyre dhe kryeministria, kuvendi, institucionet e drejtësisë, SHISH e Policia./Pamfleti

spot_img

Të fundit

AAK në Gjermani, Haradinaj: Bashkatdhetarët janë pjesë e rëndësishme në çdo proces për vendin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Helikopteri i rrëzuar u gjet nga ekipet e kërkimit, raporton TV shtetëror

“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror...

E takoi Presidentin e Iranit disa orë para se t’i rrëzohej helikopteri, Aliyev: Jemi thellësisht të brengosur

Ilham Aliyev, president i Azerbejxhanit, është shprehur i shqetësuar...

Mjegulla pengon kërkimet për helikopterin e rrëzuar të presidentit iranian

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar helikopterin në të...

AAK në Gjermani, Haradinaj: Bashkatdhetarët janë pjesë e rëndësishme në çdo proces për vendin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se bashkatdhetarët janë pjesë e rëndësishme në çdo proces për vendin. Haradinaj në...

Helikopteri i rrëzuar u gjet nga ekipet e kërkimit, raporton TV shtetëror

“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iranit, informon se helikopteri që u rrëzua në të cilin ishte presidenti iranian Ebrahim...

E takoi Presidentin e Iranit disa orë para se t’i rrëzohej helikopteri, Aliyev: Jemi thellësisht të brengosur

Ilham Aliyev, president i Azerbejxhanit, është shprehur i shqetësuar për uljen e ashpër të helikopterit në të cilin ndodhej presidenti i Iranit Ebrahim Raisi...