50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të...

Te panjohurat politike e helikopterit presidencial të rrëzuar në Iran

Shkruan: Afrim Kasolli "Rrëzimi" apo "ulja e detyruar" e helikopterit...

Superoperacioni i SPAK, Meta: Propagandë nën diktatin e Edi Ramës! Të bëhej para 14 majit

Superoperacioni i SPAK me rreth 50 urdhër arreste të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shantazhi i Serbisë ndaj Perëndimit me anë të Kinës

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

Asgjë nuk e përshkruan më mirë afërsinë diplomatike dhe politike të Kinës me Serbinë, por pa përjashtuar as Hungarinë, se sa vizita e presidentit të këtij vendi të Lindjes së Largët në këto dy shtete. Në mes të tensioneve me Bashkimin Evropian për çështjen e tarifave tregtare, këto dy vende, shkruan Assocaited Press, “pritet t’ia shtrojnë tapetin e kuq udhëheqësit kinez XI”.

Mirëpo, në rastin e Serbisë kjo lidhje shkon përtej interesave ekonomike. Këtë fakt e dëshmon artikulli i shkruar për uebsajtin serb Politika nga vetë Xi Jiping, ku shkruante se “Njëzet e pesë vjet më parë, NATO e bombardoi në mënyrë flagrante ambasadën kineze në Republikën Federale të Jugosllavisë, duke vrarë tre gazetarë kinezë, Shao Yunhuan, Xu Singhu dhe gruan e tij, Zhu Ying. Këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë”, raporton ndër të tjera gazeta e  njohur britanike The Guardian.

 Pra shihet qartë se kjo mplekjse e interesave kinezo-serbe motivohet edhe nga mbrojta që i bëjnë njëra tjetrës, në rastin e Serbisë për Kosovën dhe Kinës për ishullin e Tajvanit.

Kështu, nuk është e rastësishme, që  kohë më parë, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuciq, kishte deklaruar për Telvizionin CGTN me seli në Pekin, se “Tajvani është Kinë . Ai është territori juaj, është populli juaj dhe ju jeni një komb sovran. I merrni vendimet vet dhe gjithmonë do të keni mbështetjen e Serbisë”. Një qëndrim të tillë pak a shumë të ngjashëm ai e përsërit edhe para dy dite.

Ndërkohë,, ky solidarizim i hapur i liderit serb me pretendimet e Kinës për Tajvanin vjen edhe nga kalkulimi i tij, sepse disa herë “ (Vladimir) Putini, ka lënë të nënkuptohet se Kosova mund të ishte një mjet pazaresh dhe ai do ta njihte nëse Perëndimi do të njihte pretendimet ruse ndaj territoreve të okupuara ukrainase dhe gjeorgjiane”. Një gjë të tillë lideri rus e ka potencuar në një intervistë me gazetarin kontraverz amerikan, Tucker Carlson. Po ashtu, edhe gjatë ceremonisë së betimit presidencial dje, ai u shpreh i gatshëm për dialog me perëndimin.

Ndërkaq në anën tjetër, këtu duhet kujtuar se historiani i njohur amerikan Timothy Snyder, në një intervistë për mediumin Evropa e Lirë kishte pohuar se “edhe nëse Rusia del fitimtare nga lufta në Ukrainë prapë do të jetë ajo Rusi që po e bën punën e Kinës për Kinën duke e destabilizuar Perëndimin. Pra edhe nëse Rusia, që pushton shtete të tjera, në thelb ende është duke e bërë punën e Kinës, sepse në fund nga kjo luftë do të përfitojë vetëm Kina.

Prandaj, ky pajtim i Serbisë me interesat e Pekinit në Azi-Paqësor, nuk është asgjë tjetër, pos një rreshtim i hapur dhe subrodinim total ndaj atij shteti autokratik që pritet të jetë rivali kryesor gjeopolitik i Perëndimit në përgjithësi dhe SHBA-ve në veçanti. Po ashtu, kjo qasje paraqet edhe një goditje ndaj procesit negociator të drejtuar nga Brukseli me qëllim normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë si kusht paraprak për integrime evropiane. Sepse në këtë mënyrë Serbia, po tregon që është e interesuar vetëm të blejë kohë duke i pritur rrethanat ndërkombëtare në favor të saj.

Në këtë kontekst, nuk është e paqëllimshme, që kohë pas kohe, Vuqic po shpreh admirim për shtetin Azerbajxhani që ia doli ta rifitoi kontrollin e Nagorno-Karabakut në një aksion blitz, për të cilin kishte dekada të tëra në mosmarrëveshje me Armeninë.  Më këtë rast, siç shkruante kohë më parë gazeta e njohur gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, lideri serb, po  e merr shembull atë shtet se si me vite e forcoi ekonominë, ushtrinë, veçanërisht forcat speciale dhe priti me durim që rrethanat gjeopolitike të ndryshonin.

spot_img

Të fundit

Helikopteri i rrëzuar u gjet nga ekipet e kërkimit, raporton TV shtetëror

“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror...

E takoi Presidentin e Iranit disa orë para se t’i rrëzohej helikopteri, Aliyev: Jemi thellësisht të brengosur

Ilham Aliyev, president i Azerbejxhanit, është shprehur i shqetësuar...

Mjegulla pengon kërkimet për helikopterin e rrëzuar të presidentit iranian

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar helikopterin në të...

50 fëmijë në Kosovë janë në pritje për adoptim, ndërsa 200 familje të interesuara për ta

Aktualisht numri i familjeve në Kosovë që duan të...

Helikopteri i rrëzuar u gjet nga ekipet e kërkimit, raporton TV shtetëror

“The Guardian”, duke iu referuar raportimit të televizionit shtetëror të Iranit, informon se helikopteri që u rrëzua në të cilin ishte presidenti iranian Ebrahim...

E takoi Presidentin e Iranit disa orë para se t’i rrëzohej helikopteri, Aliyev: Jemi thellësisht të brengosur

Ilham Aliyev, president i Azerbejxhanit, është shprehur i shqetësuar për uljen e ashpër të helikopterit në të cilin ndodhej presidenti i Iranit Ebrahim Raisi...

Mjegulla pengon kërkimet për helikopterin e rrëzuar të presidentit iranian

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar helikopterin në të cilin ka qenë presidenti iranian, Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, i...