Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e...

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim “për shkak të veshjes”

Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia...

“Prej kur u dal Messi futbolli veç…”- Qytetarët tregojnë se cili ekip futbolli është më i miri…

Gazetarja e TV Arbërisë, Njomza Kosumi sot në kryeqytet...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Reuters: Kosova përballë disa kundërshtimeve, do të aplikojë për anëtarësim në BE

Extra AL PVC

Kosova, duke u përballur me disa kundërshtime, këtë javë do të aplikoj për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.

Proces ky i cili pritet të zgjasë me vite, nëse jo me dekada dhe që varet nga normalizimi i marrëdhënieve të saj me Serbinë, shkruan Reuters.

Sfidë tjetër mbetet edhe që Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara.

Përveç kësaj, as pesë shtetet e Bashkimit Evropian, Spanja, Greqia, Rumania, Sllovokia dhe Qiproja, nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Mirëpo, lajmin që Kosova, do të aplikoj këtë javë për t’u anëtarësuar në BE e bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e së martës më 13 dhjetor.

“Bashkimi Evropian është vend i paqes, sigurisë, barazisë dhe prosperitetit dhe prandaj vendi i Republikës së Kosovës është në këtë shtëpi të përbashkët si vend që e do paqen”, ka deklaruar kryeministri Kurti.

Kryeministri kishte treguar se janë në kontakt edhe me shtetet mosnjohëse të BE-së.

Tutje, Reuters, ka raportuar se përpara çdo anëtarësimi të mundshëm, “Kosova duhet ta arrijë një marrëveshje me Serbinë për normalizimin e marrëdhënieve”.

Të mërkurën e 14 dhjetorit, është shënuar edhe dita e pestë e bllokimit të rrugëve në Veriun e Kosovës përmes barrikadave të serbëve.

Ndryshe, deri më tani, Kosova ka vetëm një marrëveshje kontraktuale me BE-në, përkatësisht Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit.

Gjithashtu, Kosova, më 12 maj kishte dorëzuar edhe aplikimin për Këshillin e Evropës.

Këshilli i Evropës është organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë. Ky institucion mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në shtetet anëtare.  /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e...

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim “për shkak të veshjes”

Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia...

“Prej kur u dal Messi futbolli veç…”- Qytetarët tregojnë se cili ekip futbolli është më i miri…

Gazetarja e TV Arbërisë, Njomza Kosumi sot në kryeqytet...

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Një qytetar nga fshati Çiflig i Urës Vajgurore, është...

Dashtevski: Jemi të përgatitur për zgjedhjet, rezultatet e para do të shpallen para mesnate

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është gati për zgjedhjet e ardhshme, nesër dhe pasnesër do të shpërndahet materiali zgjedhor konfidencial, të cilin komisionet komunale zgjedhore...

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim “për shkak të veshjes”

Një aktiviste për të drejtat e grave nga Arabia Saudite është dënuar me 11 vjet burg për shkak të veshjes së saj, kanë pretenduar...

“Prej kur u dal Messi futbolli veç…”- Qytetarët tregojnë se cili ekip futbolli është më i miri…

Gazetarja e TV Arbërisë, Njomza Kosumi sot në kryeqytet ka pyetur qytetarët për ekipin e preferuar futbollistik. Dikush e lavdëroi Messin e të tjerë ekipin...