Presidentja Osmani feston sot ditëlindjen

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e...

SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, operacione në disa qytete për krim të organizuar

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm,...

Çka thotë Sami Lushtaku për takimin e Memli Krasniqit me Albin Kurtin?

Kryetari i Degës së PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Extra AL PVC

Një qytetar nga fshati Çiflig i Urës Vajgurore, është kërcënuar nga një polic se do ta nxirrte nga shtëpia.

Kastriot Hoxha tregoi se para 7 vitesh ka blerë një shtëpi, për të cilën disponon certifikatë pronësie, por sapo e ka blerë, një polic i Komisariatit të Policisë së Urës Vajgurore, i cili njëkohësisht është edhe vëllai i komshies së zotërisë, e kërcënon se do ja shembin shtëpinë.

“Që kur e bleva shtëpinë polici, Miti Mata më kërkoi 3 milion lekë që të më linin rehat, por unë nuk ja dhashë se unë isha me letra të rregullta, tani nuk më lënë rehat, unë nuk pres dot as një ferrë në oborrin tim, se më thonë do të vrasim , do të presim, do të vrasim djalin“– thotë Hoxha.

Qytetari i përlotur tregon se nuk po rri rehat në një banesë që mezi e bleu, madje djali I tij nuk vjen në shtëpi prej më shumë se 6 vitesh vetëm për shkak të këtyre konflikteve.

Fiksi solli takimin e qytetarit me policin ky i fundit i thotë se ai nuk duhet të bëjë asnjë punim në shtëpi nuk duhet të preki asgjë sepse do dali nga aty. Kur qytetari i thotë se më ke kërkuar 3 milion lekë ai i thotë se ka kaluar ajo punë.

Ti nuk u more vesh kur ishte për të marrë, tani unë pres të vijnë nga Tirana dhe ta shembin shtëpinë”– thotë punonjësi i policisë. Edhe pse qytetari disponon certifikatën e pronësisë, polici i thotë se e ka false. Meqë në Shqipëri ka më mijëra të tilla false.

Fiksi solli edhe takimin e qytetarit me Specialistin e policisë së zonës, Pëllumb Matën, ky I fundit I di problemet e qytetarit me kolegun, madje i thotë qytetarit që të ankohet për policin. Gjithashtu ai e këshillon të mos bie pre e provokimeve të tyre.

Kastriot ata duan të të nxjerrin nga vetja, por të provokojnë, tie ja ankohu për Mitin”, thotë Pëllumbi, raporton tch.

Ndërkohë shefi i krimeve në komisariatin e Urës Vajgurore, Ardit Çela i thotë qytetarit që duhet të regjistrojë kërcënimet që i bëjnë në mënyrë që ti çojnë në gjykatë, përndryshe nuk kanë çfarë bëjnë. Qytetari i tregon shefit se polici e ka kërcënuar se do ti shembi shtëpinë, e cila është me dokumente të rregullta pronësie, por në këtë rast titullari i institucionit thotë se nuk kanë çfarë i bëjnë kolegut.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Presidentja Osmani feston sot ditëlindjen

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e...

Holanda publikon listën e “Euro 2024”, “Tulipanët” mund të befasojnë

Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Kumanit...

SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, operacione në disa qytete për krim të organizuar

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm,...

Ekspertët e sigurisë e shohin atentatin ndaj kryeministrit sllovak si “dështim” i mbrojtjes së vendit

Ekspertët në Sllovaki kanë kritikuar masat paraprake të sigurisë...

Presidentja Osmani feston sot ditëlindjen

Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani sot feston ditëlindjen e 42-të. Osmani ka tre vjet që është emëruar presidente e vendit dhe është presidentja e dytë...

Holanda publikon listën e “Euro 2024”, “Tulipanët” mund të befasojnë

Pas Gjermanisë dhe Francës, tani Holanda e Ronald Kumanit e ka emëruar skuadrën e saj për EURO 2024 të kësaj vere. Jemi vetëm një...

SPAK lëshon 50 urdhër-arreste, operacione në disa qytete për krim të organizuar

Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, një operacion i gjerë po zhvillohet nga Policia e Shtetit, me urdhër të Prokurorisë së...