A mund të shndërrohet Kosova në burim të “armiqësisë” serbo-ruse?

Shkruan: Afrim Kasolli Ekziston një perceptim i përgjithshëm se Rusia...

Shtëpia e Bardhë thotë se sulmi në Rafah do të forconte pozitat e Hamasit

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan sërish Izraelin për të mos...

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron për mundësinë e nisjes së prodhimit të bombave bërthamore

Një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi se Teherani mund...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Zyrtare: Kjo është skuadra e parë që bie nga Premier Liga

Extra AL PVC

Sheffield United ka siguruar rënien nga Premier Liga pas humbjes 5:1 sot kundër skuadrës së Newcastle United.

Sheffield ka siguruar vetëm tri fitore në Premier Ligë gjatë gjithë sezonit dhe ka rënë tani nga elita e futbollit anglez me tri ndeshje të mbetura deri në fundin e këtij sezoni, raporton KosovaPress.

Klubi është në fund të tabelës me 16 pikë nga 35 ndeshje, që do të thotë se ata nuk mund të kapin matematikisht Nottingham Forestin në pozitën e 17-të me 26 pikë.

Vetëm Derby County (11 pikë në sezonin 2007/08) dhe Sunderland (15 pikë, në sezonin 2005/06) kanë regjistruar pikë më të ulëta në historinë e Premier Ligës.

Sheffield United ishte në avantazh sot 1:0 në “St James’ Park” pas golit të Anel Ahmedhodzic në minutën e 5’, por dy golat e Alexander Isak, një gol me kokë i Bruno Guimaraes, një gol nga Callum Wilson dhe një autogol nga Ben Osborn e çuan skuadrën e Chris Wilder në humbjen e 25-të të sezonit dhe siguruan se do të rikthehen në Championship pas një sezoni në Premier Ligë.

Paul Heckingbottom, i cili udhëhoqi klubin drejt promovimit vitin e kaluar, u shkarkua në dhjetor pasi grumbulloi vetëm një fitore dhe pesë pikë në 14 ndeshjet e tyre të para në ligë.

Wilder u emërua me një kontratë 18-mujore, por ai nuk ka qenë në gjendje të kthejë fatin e klubit – duke fituar vetëm dy nga 21 ndeshjet e Premier Ligës që ka menaxhuar.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

A mund të shndërrohet Kosova në burim të “armiqësisë” serbo-ruse?

Shkruan: Afrim Kasolli Ekziston një perceptim i përgjithshëm se Rusia...

Shtëpia e Bardhë thotë se sulmi në Rafah do të forconte pozitat e Hamasit

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan sërish Izraelin për të mos...

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron për mundësinë e nisjes së prodhimit të bombave bërthamore

Një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi se Teherani mund...

Nëna nga Prishtina kërkon ndihmën e qytetarëve për shërimin e djalit – “Çdo ditë e më shumë po i përkeqësohet”

Një nënë vet-ushqyese po kërkon ndihmën e qytetarëve për...

A mund të shndërrohet Kosova në burim të “armiqësisë” serbo-ruse?

Shkruan: Afrim Kasolli Ekziston një perceptim i përgjithshëm se Rusia është aleati më i besueshëm i Serbisë. Se për shkak të kësaj këtyre lidhjeve simbiotike...

Shtëpia e Bardhë thotë se sulmi në Rafah do të forconte pozitat e Hamasit

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan sërish Izraelin për të mos e zgjeruar operacionin e kufizuar në Rafah në një ofensivë të plotë, këtë herë, jo...

Zyrtari i lartë iranian paralajmëron për mundësinë e nisjes së prodhimit të bombave bërthamore

Një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi se Teherani mund të ndryshojë doktrinën e tij bërthamore dhe të nisë ndërtimin e bombave bërthamore, nëse kërcënohet...