Shala: Enver Sekiraqa nuk ka ku të ikë, shpejt do të arrestohet

I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Trumf...

Aksioni i policisë në veri, vjen reagimi nga Serbia

Zyrtarët në Serbi kanë dënuar aksionin e Policisë së...

Osmani, zyrtares së State Departmentit: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-ve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shtëpia e Bardhë thotë se sulmi në Rafah do të forconte pozitat e Hamasit

Extra AL PVC

Shtetet e Bashkuara paralajmëruan sërish Izraelin për të mos e zgjeruar operacionin e kufizuar në Rafah në një ofensivë të plotë, këtë herë, jo vetëm për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme humanitare, por edhe për arsye strategjike.

“Në gjykimin tonë, një operacion i gjerë tokësor në Rafah do të forconte pozitat e Hamasit në tryezën e negociatave dhe jo ato të Izraelit”, tha të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombetare, John Kirby.

Sipas tij, udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinqar i cili besohet se fshihet në rrjetin e tuneleve të Gazës , do të ishte “më pak i nxitur për të shkuar në tryzën e bisedimeve” nëse do të kishte viktima masive në Rafah.

Më herët gjatë kësaj jave, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi forcat izaelite të kryenin një “operacion të kufizuar” në lindje të Rafahut, pasi refuzoi një propozim për marrëveshje armëpushimi, të cilin Hamasi tha se e kishte pranuar.

Marrëveshja do të kishte bërë të mundur një ndërprerje të përkohshme të luftimeve dhe lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi në këmbim të të burgosurve palestinezë në Izrael.

Të enjten, bisedimet në Kajro mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim, me ndërmjetësim të Shteteve të Bashkuara, Egjiptit dhe Katarit, u pezulluan, sipas njoftimit të agjencisë shtetërore egjiptiane të lajmeve.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Mathew Miller u tha gazetarëve të enjten se ndërmjetësuesit po punojnë për të bërë ndryshime në kundër-propozimin e Hamasit, por se përmbyllja e tekstit të marrëveshjes ishte një proces “jashtëzakonisht i vështirë”.

Ministri i Jashtëm i Izraelit Katz tha të enjten se ushtria e vendit të tij “do të vazhdojë të luftojë kundër Hamasit deri në shkatërrimin e grupit”.

Deklaratat e tij u bënë një ditë pasi Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara nuk do t’i sigurojnë Izraelit armë sulmuese të cilat mund t’i përdorë në Rafah, ndërsa shprehu po ashtu angazhimin për mbrojtjen e Izraelit./VOA/

spot_img

Të fundit

Jo te gjithe iranianët mbajne zi per vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, ka nga ata edhe që kanë festuar

Një mori videosh të tjera të shpërndara në mediat...

Shala: Enver Sekiraqa nuk ka ku të ikë, shpejt do të arrestohet

I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Trumf...

Aksioni i policisë në veri, vjen reagimi nga Serbia

Zyrtarët në Serbi kanë dënuar aksionin e Policisë së...

Osmani, zyrtares së State Departmentit: Çdo sukses i Kosovës mban edhe vulën e SHBA-ve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...

Jo te gjithe iranianët mbajne zi per vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, ka nga ata edhe që kanë festuar

Një mori videosh të tjera të shpërndara në mediat sociale tregonin njerëz duke ndezur fishekzjarre Udhëheqësi suprem i Iranit , Ali Khamenei, ka deklaruar se...

Shala: Enver Sekiraqa nuk ka ku të ikë, shpejt do të arrestohet

I akuzuari për shtytje në vrasje të policit Trumf Riza më 2007, Enver Sekiraqa, tash e katër ditë po vazhdon të mbetet i paarritshëm...

Aksioni i policisë në veri, vjen reagimi nga Serbia

Zyrtarët në Serbi kanë dënuar aksionin e Policisë së Kosovës ndaj objekteve të Bankës Postare Kursimore të Serbisë në Kosovë. Gjatë aksionit të 20 majit,...