Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike,...

Abdixhiku: Familja e Kurtit jeton në BE, por popullin e Kosovës e ka izoluar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në Pressing në...

Abdixhiku për Këshillin e Evropës: Dështim spektakolar, Kurti i ka mashtruar edhe aleatët

Dështim spektakolar e ka quajtur Kryetari i Lidhjes Demokratike,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

A mund të shndërrohet Kosova në burim të “armiqësisë” serbo-ruse?

Extra AL PVC

Shkruan: Afrim Kasolli

Ekziston një perceptim i përgjithshëm se Rusia është aleati më i besueshëm i Serbisë. Se për shkak të kësaj këtyre lidhjeve simbiotike politike Beogradi ka mbetur peng edhe sa i përket integrimeve evropiane etj etj. Si shembull për këtë vëllazëri merret edhe disponimi i publikut në shoqërinë serbe që Rusinë e konsideron si vendin më miqësor.

Mirëpo, lufta në Ukrainë duket sikur ka ndikuar që pavarësisht kësaj afërsie në shikim të parë, në të vërtetë këto shtete të gjenden në pozicione gjithnjë e me kontradiktore me njëra tjetrën. Është e vërtetë, se Serbia nuk e ka harmonizuar politikën e jashtme të saj më atë Bashkimit Evropian, për vendosjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë. Por ky shtet po ashtu është shprehur në mbrojtje të ingritetit territorial të Ukrainës, qëndrim ky që bie në kundërshtim me pretendimet e Moskës. Me anë të kësaj loje Beogradi mëton t’i justifikojë synimet e tij kundër Kosovës. Prandaj, për presidentin serb Aleksandër Vuciq, sot Kina është nga aleatët kryesor ku mund të mbështetet kundër Kosovës dhe jo Rusia. E tëra kjo duke tërhequr paralele me ishullin e Tajvanit.

Ky raport në një farë mënyrë u konfirmua edhe nga vizita e fundit e presidentit të Kinës në Serbi, Xi Jinping. Gjatë një fjalimi rasti, lideri kinez, deklaroi se “Kina mbështet Serbinë në respektimin e pavarësisë së saj dhe ndjekjen e një rruge të zhvillimit që u përshtatet kushteve të saj, duke ruajtur sovranitetin dhe integritetin territorial sa i përket çështjes së Kosovës”. Kurse në anën tjetër, kryetari i Serbisë e përsëri qëndrimin e tij të njohur se “kur dikush na pyet për çështjet në Kinë, rreth Tajvanit, Ksinjiangut, Hong Kongut… përgjigjet tona janë shumë të thjeshta, të drejtpërdrejta dhe në përputhje me parimet e politikës kineze dhe të së drejtës publike ndërkombëtare. Kështu ka qenë, kështu do të jetë”. Pra sipas tij “Tajvani është Kinë” dhe kjo është përtej çdo diskutimi. Vuk Vuksanoviq, studiues i lartë në Qendrën e Beogradit për Politika të Sigurisë,për Evropën e Lirë ka thënë se me këtë vizitë “Serbia po demonstron edhe një herë se Kina, jo Rusia, është për momentin partnerja e saj më e rëndësishme në Lindje, sidomos tani kur lidhjet ruso-serbe janë nën vëzhgim të vazhdueshëm, për shkak të Ukrainës”,

Se çfarë implikime mund të kenë për pozicionin ndërkombëtar të Kosovës dallimet e mundshme ruso-serbe është herët të flitet. Sepse deri më tani Perëndimi në krye me SHBA-të e mbështet si integritetin e Ukrainës, ashtu edhe pavarësinë e ishullit Tjavanit. Pra në rastin e parë ekziston një kongruencë ndërmjet interesave të shtetit të Serbisë dhe Perëndimit kundër Rusisë, por këto interesa dallojnë në rastin Tajvanit. Mirëpo, për shkak të rëndësisë gjeopolitike, sidomos për SHBA-të që e ka në Azi-Paqësor, pavarësia e ishullit mbetet interes strategjik nacional./tvarbëria/

spot_img

Të fundit

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike,...

Abdixhiku: Familja e Kurtit jeton në BE, por popullin e Kosovës e ka izoluar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në Pressing në...

Abdixhiku për Këshillin e Evropës: Dështim spektakolar, Kurti i ka mashtruar edhe aleatët

Dështim spektakolar e ka quajtur Kryetari i Lidhjes Demokratike,...

Policia me komunikatë shtesë për aksionin në veri, tregon shumën e parave të konfiskuara

Policia e Kosovës ka kryer një aksion sot në...

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike, Elizabeth Allen, ka folur mbi takimin me trupat amerikane në Kampin Nothing Hill në veri...

Abdixhiku: Familja e Kurtit jeton në BE, por popullin e Kosovës e ka izoluar

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha në Pressing në T7 se kryeministri Kurti e ka jetën në rregull sepse familja i jeton në BE,...

Abdixhiku për Këshillin e Evropës: Dështim spektakolar, Kurti i ka mashtruar edhe aleatët

Dështim spektakolar e ka quajtur Kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës. “Këshilli i Evropës është dështim...