Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Xhaferi në takim me Zelenskyn, nënshkruan Deklaratën e përbashkët për integrim euroatlantik të Ukrainës

Extra AL PVC

Kryeministri teknik i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në kuadër të vizitës së punës në Republikën e Shqipërisë, u takua me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe zëvendësministri i Financave, Filip Nikoloski.

Siç njoftojnë nga Qeveria, Xhaferi e theksoi mbështetjen e Qeverisë dhe vendosmërinë dhe përcaktimin e fuqishëm për integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.

“Xhaferi theksoi se në bazë bilaterale, por edhe në kuadër të NATO-s, harmonizimi i plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si edhe me bashkëngjitjen ndaj Deklaratës së vendeve të G7-tës për garancitë e sigurisë për Ukrainën, Maqedonia e Veriut që nga fillimi i agresionit ushtarak rus, manifeston vazhdimësi në pozicionin e saj dhe do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme”.

“Kryeministri Xhaferi theksoi se ndjen një përgjegjësi dhe obligim të veçantë, personale, pas pranimit të Urdhrit të Princit “Jarosllav i Urti” nga Kryetari i Verhovna Radë-s së Ukrainës, Ruslan Stefançuk në vitin 2022, të vazhdojë të japë në mënyrë aktive një kontribut personal në forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mbështetjen e sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Ukrainës”.

“Presidenti Zelensky shprehu mirënjohje të thellë për Qeverinë dhe qytetarët e Maqedonisë së Veriut për mbështetjen e fuqishme dhe të gjithanshme, në radhë të parë politike dhe ushtarake të vendit, si dhe për pritjen e refugjatëve ukrainas. Ai potencoi se Ukraina posaçërisht e vlerëson atë që Maqedonia e Veriut iu bashkua Deklaratës së Buçës për të kërkuar përgjegjësi për krimet më të rënda të luftës të kryera në territorin e Ukrainës”, thuhet në njoftim.

Kryeministri Xhaferi dhe Presidenti Zelensky pas takimit nënshkruan “Deklaratën e Përbashkët të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ukrainës për integrimin euroatlantik të Ukrainës”.

Në Deklaratë dënohen së bashku krimet e forcave të armatosura të Federatës Ruse kundër popullsisë civile dhe infrastrukturës civile të Ukrainës, duke përfshirë objektet energjetike, shkollat, spitalet dhe ndërtesat e banimit, të cilat janë të mbrojtura nga e drejta ndërkombëtare humanitare.

Theksohet nevoja për tërheqje urgjente dhe të plotë të të gjitha trupave dhe formacioneve të armatosura të Federatës Ruse nga territori sovran i Ukrainës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht që nga viti 1991. Dhe theksohet rëndësia e hetimit të krimeve të luftës në territorin e Ukrainës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Në lidhje me perspektivat euroatlantike, në Deklaratë theksohet kontributi i rëndësishëm i Ukrainës në sigurinë e zonës euroatlantike, veçanërisht përpjekjet e Ukrainës për të penguar agresionin ushtarak të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Federatës Ruse.

Në këtë drejtim, posaçërisht është theksuar qëndrimi i përbashkët për nevojën e forcimit plotësues të kapacitetit të konsoliduar të komunitetit euroatlantik, me qëllim të kundërshtimit efikas ndaj sfidave ekzistuese dhe sfidave potenciale globale dhe kërcënimeve të sigurisë.

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...