Tahiri për raportin e DASh-it: Qeveria e Kurtit e ka marrë goditjen më të madhe vitin e fundit

Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri...

24-vjetori i Masakrës së Studimes – Krerët e shtetit kërkojnë drejtësi e bëhet thirrje për unitet

Komuna e Vushtrrisë të enjten organizoi Akademi përkujtimore në...

Pacienti që u raportua i zhdukur nga Instituti Special në Shtime kthehet në qendër

Pacienti i cili është larguar një ditë më parë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Xhaçka: BE ka një qasje më strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor

Extra AL PVC

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka, deklaroi nga Forumi Ballkanik i Budapestit se rajoni sheh sinjale pozitive nga BE për sa i përket procesit të integrimit dhe se pritshmëria është që brenda 2023 vendi ynë do të arrijë të mbajë Konferencën e Dytë Ndërqeveritare.

“Ne shohim një ndryshim në qasjen e BE ndaj rajonit, sidomos pas agresionit të paligjshëm rus në Ukrainë. Tashmë BE ka një qasje më strategjike ndaj Ballkanit Perëndimor, dhe perspektiva e integrimit evropian është e besueshme. Mbajtja e Samitit BE – BP në Tiranë ishte një mesazh i fortë i mbështetjes për rajonin, por edhe i përkushtimit të BE ndaj integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor”, u shpreh ajo.

Ministrja Xhaçka u ndal gjatë diskutimit të saj edhe tek roli që ka luajtur Shqipëria në Këshillin e SIgurimit të OKB-së në raport me luftën në Ukrainë.

“Vendi ynë ka mbajtur një qëndrim të qartë e të guximshëm në KS, duke denoncuar agresionin e duke punuar diplomatikisht krah aleatëve për të izoluar Rusinë. Ky qëndrim është në linjë jo vetëm me aleatët tanë, por edhe me interesin tonë kombëtar, pasi ne besojmë që një sistem ndërkombëtar i bazuar tek rregullat, me Kartën e OKB-së si shtyllë të tij kryesore, është jetik për sigurinë e vendeve si Shqipëria. Unë nuk di të them se çfarë mund të bëjë më shumë OKB për të arritur paqen në Ukrainë, por di të them se kjo paqe duhet të fillojë me tërheqjen e trupave ruse nga Ukraina dhe respektimin plotësisht të sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, tha ajo.

Forumi Ballkanik i Budapestit organizohet nga Instituti për Punë të Jashtme dhe Tregti dhe Fondacioni Konrad – Adenauer. Përveç Ministres Xhaçka, të pranishëm ishin Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, ai i Serbisë, Ivica Daçiq dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vendimet për garat e UFEA-s në edicionin 2024/25

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve...

Tahiri për raportin e DASh-it: Qeveria e Kurtit e ka marrë goditjen më të madhe vitin e fundit

Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri...

24-vjetori i Masakrës së Studimes – Krerët e shtetit kërkojnë drejtësi e bëhet thirrje për unitet

Komuna e Vushtrrisë të enjten organizoi Akademi përkujtimore në...

Pacienti që u raportua i zhdukur nga Instituti Special në Shtime kthehet në qendër

Pacienti i cili është larguar një ditë më parë...

Vendimet për garat e UFEA-s në edicionin 2024/25

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e klubeve për garat e UEFA-s, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2024/25...

Tahiri për raportin e DASh-it: Qeveria e Kurtit e ka marrë goditjen më të madhe vitin e fundit

Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë goditjen më...

24-vjetori i Masakrës së Studimes – Krerët e shtetit kërkojnë drejtësi e bëhet thirrje për unitet

Komuna e Vushtrrisë të enjten organizoi Akademi përkujtimore në përvjetorin e Masakrës së Studimes, ku morën pjesë presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari...