Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Letra dërguar KiE-së, Hoxha: Presidentja ia dha shuplakë Qeverisë

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se reagimi i presidentës,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Tahiri për raportin e DASh-it: Qeveria e Kurtit e ka marrë goditjen më të madhe vitin e fundit

Extra AL PVC

Deputeti I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë sot se Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti e ka marrë goditjen më të madhe vitin e fundit me publikimin e Raportit nga Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH).

Tahiri deklaroi se në këtë raport janë evidentuar probleme serioze.

“Jemi në muajt e fundit të një mandati katërvjeçar dhe ajo që mund të them si konstatim, i parë ne emër të GP që unë përfaqësojë është se qeveria e Albin Kurtit e ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit, duke evidentuar në këtu tri probleme shumë serioze që përgjatë rrugëtimit të kësaj qeverie dhe këtij kabineti kanë qenë subjekt i diskutimit, i validimit dhe i trajtimit jo vetëm i Kuvendit por edhe i shoqërisë civile”, deklaroi Tahiri.

Ai tha se DASH-i qysh në përmbledhje të raportit e ka cilësuar me një etiketë të rëndë qeverinë Kurtin.

“Në faqen e parë ky raport thotë që kjo qeveri ka problem serioz me korrupsionin. Në raporte t e DASH-it nuk përdoren fjalët kjo në këtë qeveri ka hajni, vjedhje, tenderë njëburimor. Nëse në përmbledhje ekzekutive i jep një etiketë kësaj qeverie, atëherë kjo etiketë duhet të jetë shumë shqetësuese për këtë kabinet dhe kësaj qeverie”, ka thënë ai.

“Madhësia e dështimit për vlerësimin tonë e ka emrin autoritarizëm, pra në vend të dritës i tërë kabineti qeveritar është i rrethuar me terrin e arbitraritetit dhe arrogancës përgjatë këtyre tri viteve. Problemi bëhet edhe më i madh kur flasim për temën në fjalë, për shkak se kjo qeveri në vend që të marrë masa për ta luftuar korrupsionin, kjo qeveria e ka korruptu luftën për korrupsionin me dy veprime: e para, si ka mundësi që kjo qeveri për tri vite e dy muaj nuk është në gjendjen me pru strategjinë anti-korrupsion, pse nuk ka ndodhë? Çështja e dytë që lidhet me korrupsionin dhe dyshimet për korrupsion është reagimi që vet e bënë qeveria. Të gjitha aferat që janë ndërlidh me keq menaxhimin e parasë publike , në të gjitha ka pasur mbrojtje në formë të një luftëtari të mbrojtjes së një të zeze”, tha ai.

spot_img

Të fundit

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të informacionit. Një numër i madh njerëzish që krijojnë gjendje dashurie, vlerësimi, ndihme dhe dhembshurie, në...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar për t’ia shkurtuar...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e...