Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Letra dërguar KiE-së, Hoxha: Presidentja ia dha shuplakë Qeverisë

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se reagimi i presidentës,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vuçiç mund të revoltohet, por festa e ditëlindjes së Skënderbeut do të mbahet në Prishtinë!

Extra AL PVC

Festimi i Ditëlindjes së heroit Gjergj Kastriotit, më 6 Maj në sheshin qendror të Prishtinës “Skënderbeu” e paralajmëruar nga organizatorët si një “Ditë e Shenjtë për Shqiptarët” dhe “Korporata Kryeziu”, ka acaruar strukturat e larta në Serbi përfshirë dhe vetë Vuçiçin.

Ish-ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriç, përmes një shkrimi në profilin e tij në “X” ka sulmuar një ditë më parë raportuesen për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis, pasi kjo e fundit ka deklaruar se asnjë shteti tjetër nuk i janë kërkuar që të përmbush kritere sa po i kërkohet Kosovës për në Këshill Evropian.

Gjithçka që ka të bëjë me Kosovën po nxit reagime të ashpra të Beogradit më shumë sesa kurrë më parë. Qofshin dhe simbolike aktivitetet e shqiptarëve, sidomos ato për identitetin e shqiptarëve po acarojnë presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Një sinjal i tillë vije edhe për  ngjarjen më madhështore për të nderuar figurën e Skënderbeut, e cila është paraparë të mbahet më 6 Maj në Prishtinë.

Organizatat  “Shqiptaria” dhe “Korporata Kryeziu” të cilat organizojnë ngjarje që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe kultivimin e trashëgimisë po organizojnë këtë ngjarje me mesazhin e nderimit të Skënderbeut “një burrë i cili bashkoi shqiptarët nën flamurin e lirisë dhe lavdisë”.

“Në këtë ditë, marrim frymëzim nga veprat dhe jeta e Skënderbeut, një simbol i rezistencës dhe dinjitetit për të gjithë shqiptarët, pavarësisht feve dhe krahinave. Në këtë festë, nxisim ndjenjën e unitetit dhe respektit ndaj trashëgimisë sonë të përbashkët historike”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

“Në këtë ditë të veçantë ne Organizata “Shqiptaria” ftojmë të gjithë shqiptarët të bashkohen në këtë festë të bukur të identitetit dhe bashkimit kombëtar. Të gjithë bashkë, ne vazhdojmë rrugën e lavdishme të Skënderbeut, duke ndërtuar një të ardhme më të fortë dhe më të bashkuar për brezat e ardhshëm”, theksohet në mesazh.

Në ftesën që është shpërndarë nga kjo organizatë u bëhet thirrje gjithë shqiptareve që të mblidhen në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, në ora 13:00, më 6 maj.

Kjo ditë që organizatorët e kanë emërtuar si një ditë të Shenjtë për Shqiptarët – Festimi i Ditëlindjes së Gjergj Kastriotit, pritet të përdoret nga Vuçiç  në OKB, ashtu siç rëndom e shohim atë duke shfrytëzuar çdo rast për ta sulmuar Kosovën.

Burime të Pamfletit bëjnë të ditur se përfaqësues të komunitetit serb në Kosovë gjatë një takimi janë shprehur se kjo ngjarje do të jetë sulmi i radhës nga ana e Vuçiçit në adresë të Kosovës. Sipas tyre ata sinjalizohen nga zyrtarët shtetëror të Serbisë për këto reagime, pasi u bëhet presion se nuk po bëjnë mjaftueshëm për tu bërë viktima të tentimeve të shqiptareve për “Shqipërinë e Madhe”. Prandaj, ata kanë deklaruar se më 6 maj ky manifestim i ditëlindjes së heroit Kastriotit në sheshin e Prishtinës do t’i përdoret Kosovës nga Beogradi në takimet e radhës ndërkombëtare.

spot_img

Të fundit

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të informacionit. Një numër i madh njerëzish që krijojnë gjendje dashurie, vlerësimi, ndihme dhe dhembshurie, në...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar për t’ia shkurtuar...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e...