Të fundit:

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

Rama takon Kurtin, i shpreh mbështetje në hapat e mëtejmë drejt normalizimit me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në...
ISP BroadcastISP Broadcast

Trajkoviq e godet shefin: Kurti ua heq serbëve të drejtat e fituara

ISP Broadcast

Rada Trajkoviqin nuk e ka zbutur fakti që së fundmi u bë pjesë e Qeverisë së Kosovës, duke u emëruar këshilltare e ministrit të ri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.

Trajkoviq e ka goditur sërish kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën serbe, Danas. Trajkoviq ka thënë se Kurti ua hoqi serbëve të drejtat e fituara.

Ajo pati kritika për presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se “ia dorëzoi Kosovës pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor”.

Askush nuk thotë se Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, nuk e ka atë ngurtësi në kuptimin që serbëve ua heq të drejtat e fituara. Mirëpo, publiku serb dëgjon shumë shpesh se Marrëveshja e Brukselit nuk vlen më, gjë që nuk është e vërtetë. Duhet ditur se Aleksandar Vuçiq, presidenti i Serbisë, ia dorëzoi Kosovës pushtetin ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor. Ai pranoi gjithçka. Çështjen e serbëve në Kosovë e la si çështje të brendshme të Kosovës dhe qeverisë së Kosovës”, tha Trajkoviq.

Ajo theksoi veçanërisht moszbatimin e aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin e Deçanit.

“Ne e kemi këtë obligim për të cilin insiston bashkësia ndërkombëtare, madje edhe ambasadori amerikan ia ka vënë si kusht Kosovës që në atë rast vendimi i Gjykatës Kushtetuese të zbatohet, nuk do të marrë statusin në Këshillin e Europës. Pra, tani është çështje e bashkësisë ndërkombëtare që të zbatojë pjesën që Kosova e pranoi”, tha Trajkoviq.

Ajo ia dha disa këshilla Vuçiqit se si të punojë për serbët në Kosovë. Çështja e veriut të Kosovës tha se nuk zgjidhet me ushtri.

Para pak muajsh, Trajkoviq e kishte krahasuar Kurtin me kriminelin e luftës, ish-presidentin serb Sllobodan Millosheviq. /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me...

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma. Gjermani ka fituar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me 11,5% në 2022, krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të Statistikave të...