Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë....

Peshkatari që gjeti trupin e 9-vejçares: E pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Situata në vend, Tahiri: Kurti urgjentisht të thërras krerët e partive parlamentare

Extra AL PVC

Kryetari i Grupit Parlementar të AAK-së, Besnik Tahiri, sot në emër të AAK-së, e ftoi kryeministrin Albin Kurti që urgjentisht të thërras në takim krerët e partive parlamentare, që të diskutojë gjendjen jo vetëm në veri, por siç tha, gjithandej Kosovës.

Ai, në një konferencë për media, tha se AAK e konsideron të rëndësishme një qasje më serioze të trajtimit në vend.

Tahiri: Serbia vazhdon që të luftojë Kosovën, nuk mund të rrinë spektatorë

“Shihet shumë qartë që planet e Serbisë, planet e Vuçiqit janë djallëzore, ato më tani i kanë kaluar vijat e kuqe dhe si rrjedhojë, veprimet serioze shtetërore si dhe veprimet e përbashkuara në një situatë, e cila po shifet nuk është e zakonshme, është e jashtëzakonshme, është tepër e rëndësishëm. Serbia vazhdon që të luftojë me të gjitha mekanizmat e vet, shtetin e Kosovës, sovranitetin e Kosovës dhe në këtë situatë nuk mund të rrimi si spektatorë dhe si grup i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e konsiderojmë të rëndësishme një qasje shumë, shumë më serioze të trajtimit në vend.”, tha ai, duke shtuar se e kanë përpiluar edhe një raport.”, tha ai.

Tahiri, duke paraqitur punën e Grupit Parlamentar të AAK-së gjatë këtij viti dhe të një pjese të vitit të kaluar, u shpreh se viti 2022, por edhe viti paraprak është karakterizuar me mosveprim, neglizhim dhe me një arrogancë të shumicës paralamentare dhe Qeverisë, siç tha ai, si në Kuvend ashtu edhe në Qeveri.

Ai përmendi se kanë propozuar 17 rezoluta dhe amandamente.

Tahiri: AAK ka propozuar 17 rezoluta

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përgjatë kësaj kohe përmes debateve parlamentare dhe interpelancave, ka propozuar 17 rezoluta, prej tyre në 9 debate parlamentare dhe në tetë interpelanca të thirrura. Kemi një nismë ligjore në funksion të përmirësimit të gjendjes dhe aspektit social të një kategorie të qytetarëve të Kosovës. Kemi propozuar një mori amandamentesh, amandamente që kanë qenë edhe në ligje, mirëpo amandamentet kryesore kanë qenë në ligjin për Buxhet, në ligjin e Pagave, në ligjin për Zyrtarë Publikë dhe po ashtu, kemi shtruar mbi 50 pytje paralamentare për anëtarët e kabinetit për ministrat dhe Kryeministrit në mënyrë që shtrojmë funksionin tonë.”, vijoi ai.

Ai tha se në diskutimin dhe konsultimin politik dhe publik kanë organizuar katër tryeza, me përfshirje jo vetëm të akterëve politikë. Tahiri potencoi se AAK ka qenë subjekti i parë politik në Kuvend që e ka ngitur interpelancën dhe debatin parlamentar për ngritjen e normës së çmimeve dhe tha se reflektimi ka qenë zero.

Ai shpreh se AAK ka kërkuar që ligji i pagave për Zyrtarët Publikë të hyjë në fuqi qysh në vitin e kaluar dhe se se fatkeqësisht ende asnjë zyrtar i shtetit s’e di sa e ka pagën e vet.

Ndër të tjera, ai ceku se si temë të vazhdueshmje e kanë pasur dhe çështjen e sigurisë, përmes siç tha ai, debateve parlamentare, diskutimit në Kuvend, në mënyrë, siç u shpreh ai, që në këtë temë të adresojnë paralajmërimin e hershëm për situatën në vend.

Tahiri potencoi se përmes iniciative të ndryshme kanë adresuar çështje që lidhen me ekonominë e vendit.

Tahiri: Ekonomia kurrë s’ka qenë më keq

“Ekonomia e Kosovës kurrë nuk ka qenë më keq, përderisa ministri i Financave targetonte dhe e këshillonte sektorin privat se si ta tarjtojë çështjen e fitimit dhe ndërmarrjeve dhe punëtorëve atje, ai nuk bëri asnjë veprim për detyrën që e ka në vendin e vet. Kemi nisur po ashtu propozime konstruktive që janë lidhur drejtpërdrejt me lehtësirat fiskale, të cilat asnjë nuk janë miratuar.”, tha ai.

Tahiri potencoi se si AAK do të vazhdojnë edhe në vitin 2023 të ushtrojnë në mënyrë të drejtpërdrejt pozicionin e vet politik në Kuvend, duke adresuar çështjet më kritike, por edhe duke e ballafaqur dhe ndihmuar qeverinë në raport me temat nacionale.

Ai vijoi se është e papranueshme që në situatën që është vendi, Kuvendi të jetë në pushim, ndërsa sipas tij, Qeveria e mbyllur dhe jotransparente. Ai shtoi se AAK e konsideron tepër të rëndësishëm unitetin politik dhe kombëtar karshi Serbisë.

Ndryshe, mbrëmë është mbyllur pika kufitare në Merdarë. Bllokimi rrugës sipas Policisë, është bërë afërsisht në kilometrin e dytë në territorin e Serbisë, nga pika kufitare “Merdare” e cila për shkak të kësaj bllokade është mbyllur për qarkullim. Policia sot ka  ftuar qytetarët që tani për tani, të shfrytëzojnë pikat e tjera kufitare për qarkullim.

 /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e...

Ermal Krasniqi shënon në humbjen e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit

Ermal Krasniqi arriti të shënojë për ekipin e tij,...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë....

Peshkatari që gjeti trupin e 9-vejçares: E pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën...

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Nëntëdhjetë e pesë sulme janë regjistruar në linjat e fronteve ukrainase gjatë 24 orëve të fundit, me ushtrinë e Ukrainës që zmbrapsi shumicën e...

Ermal Krasniqi shënon në humbjen e Rapid Bukureshtit ndaj Clujit

Ermal Krasniqi arriti të shënojë për ekipin e tij, Rapid Bukureshtin, me një gol të hershëm në minutën e 16-të, por nuk mjaftoi për...

Shpërtheu telefoni “Samsung” brenda çantës! Qytetarit i digjen lekët

Një qytetari nga Shqipëria i janë djegur disa lekë. Kjo pasi në çantën ku i kishte mjetet, mbante edhe një telefon të tipit “Samsung”,...