Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Siguria kibernetike, Kim: Mbështesim Shqipërinë ndaj kërcënimeve të ardhshme

Extra AL PVC

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, sot ka siguruar se SHBA-të do të vijojnë të mbështesin Shqipërinë për mbrojtjen kibernetike dhe se ndihma prej 50 milionë dollarësh që shkojnë në këtë sektor, janë vetëm fillimi.

Kim është shprehur se SHBA do punojë krah për krah me Shqipërinë për të siguruar një mbrojtje efektive kibernetike ndaj kërcënimeve të ardhshme.

Kim e ka konsideruar sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë, si një kërcënim për popullin shqiptar, shkruan Rtsh

“Sulmet kibernetike të Iranit, ishin dashakeqe dhe janë një kërcënim për popullin shqiptar. SHBA-të nuk do hezitojnë t’i përgjigjen me forcë aktorëve keqdashës kibernetikë kur veprimet e tyre kërcënojnë SHBA-të ose aleatët. Menjëherë pas sulmit të korrikut, SHBA-të ndërmorën veprime për të mbështetur shqipërinë. Sekretari i shtetit dhe këshilltari i sigurisë kombëtare, i përcollën Ramës mbështetjen tonë dhe Shtëpia e Bardhë dënoi ashpër sulmin e Iranit dhe shprehu mbështetjen e plotë për Shqipërinë. Departamenti i Thesarit të SHBA-ve, njoftoi sanksione domethënëse ndaj Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit, përfshi Ministrin e Inteligjencës. Duke filluar nga muaji korrik, SHBA-të kanë dërguar vazhdimisht pa ndërprerje ekspertët tanë më të aftë të sigurisë kibernetike për të punuar së bashku me homologët shqiptarë. Për të analizuar, identifikuar dobësitë dhe kërcënimet ekzistuese dhe të mundshme, si dhe për të ndërmarrë hapa konkretë për forcimin e sigurisë kibernetike të Shqipërisë, ndaj kërcënimeve të ardhshme.”, ka thënë ajo.

Kim ka deklaruar se SHBA-të dhe Shqipëria duhet të identifikojnë mbrojtjen tonë kolektive kundër sulmeve kibernetike dhe reagimin ndaj tyre.

“Ndihma jonë kibernetike arrin në 50 milionë USD në mbështetje të mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë. Ne kemi qenë duke punuar bashkë në sektorin e mbrotjes me 25 mln usd mbështetje. Ky është fillimi i asistencës dhe nuk është plotësia e saj. Do bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të siguruar që ju të mbroni veten”, ka thënë Kim.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...