Vlorë, 64-vjeçari dyshohet për ngacmim ndaj 9-vjeçares

Një 64-vjeçar është nën hetim në Vlorë, pasi dyshohet...

Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen

Ekzekutivi po vazhdon procesin e racionalizimit të agjencive të...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Shtyhet gjyqi ndaj ish Presidentit Trump për dokumentet sekrete

Extra AL PVC

Gjyqi i ish Presidentit Donald Trump në Florida për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara pas largimit nga detyra është shtyrë për një kohë të pacaktuar, vendosi gjykatësja federale e kësaj çështje të martën, duke ulur ndjeshëm shanset fillimit të njërit nga gjyqet për akuza penale para zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Zoti Trump, i cili është në garë për një mandat të dytë presidencial, më parë ishte planifikuar të dilte në gjyq më 20 maj për akuzat mbi mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, të ngritura nga Prokurori i Posaçëm Jack Smith, por prokuroria dhe mbrojtja e kishin pranuar se gjyqi do të duhej të shtyhej.

Gjykatësja federale Aileen Cannon, e cila u emërua nga zoti Trump në vitin 2020, tha të martën se gjyqi nuk do të fillonte më 20 maj, por nuk caktoi një datë të re të fillimit të tij.

Aileen Cannon
Aileen Cannon

Ish Presidenti Trump është deklaruar i pafajshëm për 40 akuza federale për mbajtjen në mënyrë të paligjshme të dokumenteve sekrete të sigurisë kombëtare në shtëpinë e tij në Mar-a-Lago, në shtetin e Floridës, pas largimit nga detyra në vitin 2021 dhe për pengimin e përpjekjeve të qeverisë amerikane për t’i tërhequr ato.

Zoti Trump është kandidati i pritshëm republikan për president, që pritet të sfidojë presidentin demokrat Joe Biden, i cili e mundi atë katër vjet më parë.

Prokurori i posaçëm Jack Smith përballet me pengesa të mëdha për të çuar njërën nga dy çështjet federale kundër zotit Trump në gjyq përpara zgjedhjeve. Gjykatësja Cannon ende nuk ka vendosur për disa çështje ligjore thelbësore lidhur me çështjen e dokumenteve dhe ka sinjalizuar mbështetje për mbrojtjen e zotit Trump për disa çështje./VOA

@arberiatv

#aksiden #prishtine#aksidenterrugore #aksidenti #aksidenttragjiik #fakultetiteknik #prishtinacity #kosova #fyp #fypシ #foryoupage #diaspora #diasporatiktok

♬ Answer The Question – Josh Wynter

spot_img

Të fundit

Çifti i Big Brother Vip Kosova sonte i japin fund beqarisë

Çifti i njohur, Alisa dhe Urimi, të cilët kanë...

Vlorë, 64-vjeçari dyshohet për ngacmim ndaj 9-vjeçares

Një 64-vjeçar është nën hetim në Vlorë, pasi dyshohet...

Parashikimi i motit për pesë ditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë javës...

Ministria e Brendshme paralajmëron se një pjesë e agjencive të pavarura e ekzekutive do të shuhen

Ekzekutivi po vazhdon procesin e racionalizimit të agjencive të...

Çifti i Big Brother Vip Kosova sonte i japin fund beqarisë

Çifti i njohur, Alisa dhe Urimi, të cilët kanë qenë edhe pjesë e “Big Brother VIP Kosova I” sonte i japin fund beqarisë. Insajderi mëson...

Vlorë, 64-vjeçari dyshohet për ngacmim ndaj 9-vjeçares

Një 64-vjeçar është nën hetim në Vlorë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 9-vjeçar. Ka qenë një grua që ka denoncuar në Komisariatin e...

Parashikimi i motit për pesë ditë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që gjatë javës që vjen do të mbajë kryesisht mot i paqëndrueshëm në Kosovë. E hënë pritet të jetë...