Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Letra dërguar KiE-së, Hoxha: Presidentja ia dha shuplakë Qeverisë

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se reagimi i presidentës,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së me rastin e Ditës së Punëtorëve: Jo për 1 Maj-in komunist, por për ditën ku edhe njëherë flasim për punën e punësimin në Ballkan

Extra AL PVC

1 Maji për punëtorët në Ballkanin Perëndimor dhe në gjithë botën, është mbi të gjitha, një moment reflektimi mbi betejat e vazhdueshme për përmirësimin e kushteve të punës, ikjen e trurit, papunësinë afatgjatë dhe punën e padeklaruar.

“Normat e punësimit në Ballkanin Perëndimor kanë arritur rekordin e lartë prej 60,5% në vitin 2023, dhe ndërsa kjo shifër ngjall optimizëm, duhet pasur kujdes për arsyet që qëndrojnë pas saj”, tha Sekretarja e Përgjithshme e RCC, Majlinda Bregu në hapje të videos me rastin e 1 Majit, Ditës së Punëtorëve.

Pabarazitë gjinore vazhdojnë në fuqinë punëtore, me gratë që mbeten prapa burrave me 15%. Sfida të tilla si papunësia afatgjatë, puna e padeklaruar, krahas tendencave shqetësuese të emigrimit dhe ikjes së trurit, vazhdojnë të mbizotërojnë.

Një e pesta e popullsisë së Ballkanit Perëndimor jeton jashtë vendit, ndërsa sipas edicionit më të fundit të Barometrit Ballkanik të RCC-së, 71% e të rinjve tanë mendojnë të lënë shtëpinë e tyre dhe të largohen jashtë vendit”, shtoi Bregu.

Janë të shumta arsyet që bëhen shkak për largimin e shpejtë të qytetarëve nga rajoni: nga standardet më të ulëta të jetesës në krahasim me ato në vendet e destinacionit, te mbrojtja e dobët sociale dhe nivelet e larta të korrupsionit.

Sipas Barometrit Ballkanik, politikat që synojnë të mbajnë fuqinë punëtore të rajonit, kanë popullaritet të rritur në mesin e bizneseve të Ballkanit Perëndimor me një mbështetje rekord prej 70%, një rritje prej 24 pikësh që nga viti 2021.

Megjithatë edhe pse 40% e bizneseve vendase do të preferonin më shumë punëtorë nga Ballkani Perëndimor, ata drejtohen drejt vendeve të treta, duke importuar punëtorë të kualifikuar për të plotësuar vendet e tyre të lira, dhe kuota për dhënien e lejeve të punës është çdo vit më e lartë në ekonomitë e rajonit. Nisur nga këto realitete shqetësuese, lind pyetja: Si mund të arrijmë që në vitin e ardhshëm në Ditën e Punëtorëve të ketë më shumë njerëz që punojnë në rajon sesa jashtë kufijve?

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të informacionit. Një numër i madh njerëzish që krijojnë gjendje dashurie, vlerësimi, ndihme dhe dhembshurie, në...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar për t’ia shkurtuar...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e...