Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të...

52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një...

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Ali Lajçit

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i pikëlluar nga lajmi...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rizvanolli: Bursa e përbashkët Shqipëri-Kosovë gjatë vitit 2023

Extra AL PVC

Në Kuvendin e Kosovës ka filluar seanca e jashtëzakonshme me një pikë të vetme të rendit të ditë, atë të shqyrtimit të Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovës për periudhën 2022-2031.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se nevojitet sektor energjetike më i fortë dhe i pastër, andaj ka kërkuar nga deputetët miratimin e kësaj strategjie.

Rizvanolli ka thënë se Qeveria e Kosovës e përkushtuar të rrisë planifikimin e përbashkët të sistemit energjetik me Republikën e Shqipërisë.

Rizvanolli: Integrimi i tregut me Republikën e Shqipërisë është prioritet i lartë për shtetin tonë

“Përgatitjet për vendosjen në sistemin për caktimin e çmimit të karbonit do të bëhen deri në vitin 2025, ndërsa emetimi i gazrave nga termocentralet do ta ulin për së paku 32% deri në vitin 2031. Sistemi elektro-energjetik i Kosovës do të integrohet në tregun rajonal dhe atë panevropian në vitin 2030 më së largu, ndërsa pavarësia e tij do të sigurohet gjithnjë e më shumë përmes burimeve të ripërtrishme të energjisë. Integrimi i tregut me Republikën e Shqipërisë është prioritet i lartë dhe veçanërisht i rëndësishëm për shtetin tonë. Hapi i parë dhe më i rëndësishëm në këtë drejtim do të jetë funksionalizimi i plotë i bursës shqiptare të energjisë, pra bursës së përbashkët Shqipëri-Kosovë, e cila pritet të ndodh në vitin 2023′, ka thënë ajo.

Ajo ka thënë se kjo strategji përcakton drejtimet dhe veprimet kryesore për zhvillimin e sektorit të energjisë gjatë dhjetë viteve të ardhshme.

Rizvanolli: Energjia për ngrohje gjatë dimrit aktualisht përbën ndër sfidat kyçe të sistemit eletrko-energjetik

“Energjia për ngrohje gjatë dimrit aktualisht përbën ndër sfidat kyçe të sistemit eletrko-energjetik dhe kjo është brenga më e madhe e qytetarëve që i kam takuar anë e mbanë Kosovës gjatë konsultimeve publike. Andaj me kënaqësi ju them se planet janë ambicioze për të rritur numrin e qytetarëve që përfitojnë nga ngrohja qendrore kolektive me çmime të përballueshme dhe atë jo vetëm në Prishtinë e Gjakovë, ku tanimë ka ngrohje qendrore të qytetit. Gjatë tre mujorit të parë të këtij viti presim rezultatet e studimit të fizibilitetit për ngrohje qendrore të qytetit në tetë komuna të tjera, Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjilan, Kastriot apo Obiliq, Mitrovicë, Prizren dhe Zveqan. Po trajnohen mundësitë e përdorimit të burimeve të pastra e të qëndrueshme përfshirë biomasën, ngrohjen gjeotremike, pompat termike solare e të tjera, dhe në bazë të rezultateve do të vendosim për investime në projekte specifike dhe burimet apo teknologjitë që do të përdoren duke reflektuar specifikat e komunave”, ka thënë ajo.

Në sistemet ekzistuese, ajo ka thënë se parashihet zgjerimi i rrjetit dhe dyfishimi i kapacitetetit të kogjenerimit nga KEK nga 140 në 280 megavat termike, si dhe shtimi i së paku 50 megavateve termike të energjisë solare në Prishtinë dhe zgjerimi i rrjetit të ngrohjes qendrore në Gjakovë.

Ndërsa, Komisioni për ekonomi, Tregti e Industri, pas shqyrtimit i ka rekomanduar Kuvendit miratimin e kësaj strategjie.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të...

Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Elon Musk ka njoftuar se tani ndodhet në Pekin...

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e tumoreve

Vaj ulliri ekstra i virgjër, bukë integrale, fruta të...

52-vjeçari nga Kosova vret pronarin e një lokali në Gjermani

Një shqiptar ka qëlluar për vdekje pronarin e një...

Vetaksident në qendër të Prizrenit, lëndohet një person

Një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Prizrenit, ku ka mbetur i lënduar një person Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Vesel...

Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Elon Musk ka njoftuar se tani ndodhet në Pekin për të diskutuar mundësinë e mënyrës autonome të drejtimit të veturave Tesla në Kinë. Bëhet e...

Ushqimet që ndihmojnë në luftimin e tumoreve

Vaj ulliri ekstra i virgjër, bukë integrale, fruta të freskëta dhe të thata në sasi të kufizuara dhe të paracaktuara. Dieta “hipoglikemike”, e bazuar në...