Shpërndarja e Kuvendit, AAK-ja tregon kushtin për ta votuar

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së Bensik Tahiri, në...

Nuk e raportoi saktë pasurinë- Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Goran Rakiqit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryetarit...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Musk zbulon arsyen e vizitës së tij në Kinë

Extra AL PVC

Elon Musk ka njoftuar se tani ndodhet në Pekin për të diskutuar mundësinë e mënyrës autonome të drejtimit të veturave Tesla në Kinë.

Bëhet e ditur se Musk po dëshiron të mundësojë vetëdrejtimin (FSD) e automjeteve në Kinë, i cili tashmë është i disponueshëm në SHBA.

Ky lajm vjen pas raportit amerikan që lidhi drejtimin autonom të Tesla-s me të paktën 13 aksidente, duke përfshirë një vdekje.

Gjatë një takimi me kryeministrin kinez, Li Qiang, Musk citohet të ketë thënë se është i gatshëm për bashkëpunim të thellë me Kinën për të “arritur rezultate më të favorshme”.

Si përgjigje, raportohet se Li i tha Musk se tregu kinez do të jetë “gjithmonë i hapur për financime nga jashtë”, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Ndryshe, Kina është tregu i dytë më i madh i Tesla-s. Prodhuesit e tjerë të veturave si Xpeng janë përpjekur gjithmonë të konkurrojnë me kompaninë e Musk me funksione të ngjashme vetëdrejtuese.

Siç raportohet, Tesla ka ndërmarrë hapa për të siguruar përhapjen e FSD-së në Kinë, duke përfshirë edhe krijimin e një qendre të dhënash në Shangai për përpunimin e të dhënave.

Musk gjithashtu ka premtuar se Tesla do të jetë në gjendje që së shpejti të veprojë edhe si robotaksi autonome. Madje, shefi ekzekutiv i kompanisë tha se taksia autonome do të prezantohet në gusht të vitit 2024.

Prodhuesi i veturave ka ulur edhe çmimet e produkteve të tij në tregje botërore, në mënyrë që të rritet kërkesa për vetura elektrike.

“Çmimet e Tesla-s duhet të ndryshojnë shpesh në mënyrë që të përputhen me prodhimin dhe kërkesën”, tha Musk.

Kohët e fundit, Tesla ka raportuar një rënie të përgjithshme të shitjeve prej 9 për qind dhe rënie të aksioneve prej 32 për qind.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Shpërndarja e Kuvendit, AAK-ja tregon kushtin për ta votuar

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së Bensik Tahiri, në...

Nuk e raportoi saktë pasurinë- Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Goran Rakiqit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryetarit...

Haradinaj pë masakrën në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, “Një nga ngjarjet më të rënda që kemi përjetuar si popull”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush...

Shpërndarja e Kuvendit, AAK-ja tregon kushtin për ta votuar

Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së Bensik Tahiri, në një prononcim për media ka thënë se  AAK-ja me rezultatet që do t’i këtë në...

Nuk e raportoi saktë pasurinë- Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj Goran Rakiqit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër ish-kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq, të cilin e akuzon se në cilësinë e ministrit për...

Haradinaj pë masakrën në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, “Një nga ngjarjet më të rënda që kemi përjetuar si popull”

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar 102 shqiptarët e ekzekutuar në masakren e Qyshkut, Zahaqit e Llabjanit. Haradinaj ka...