“Era” zgjedhje, Gjini: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme...

Konjufca shkon në Hagë, takon Rexhep Selimin

Të shtunën që lamë pas, kryekuvendari Glauk Konjufca ka...

Kapja e armatimit në veri, Shkodra: Gjendja është më e keqe se që është paraqitë nga institucionet

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra, tha se...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti i pikëlluar për vdekjen e Ali Lajçit

Extra AL PVC

Kryeministri Albin Kurti është shprehur i pikëlluar nga lajmi për vdekjen e Bacës Ali, politikanit Ali Lajçi.

I lindur më 3 janar të vitit 1955 në Malaj të Rugovës, Ali Lajçi ka qenë politikisht aktiv gjatë gjithë jetës së tij.

Emri i Ali Lajçit haset herët, qysh mes emrave të organizatorëve të demonstratave studentore e popullore të vitit 1981, për çka ai u dënua nga regjimi i Jugosllavisë me 15 vite burgim.

U lirua nga burgu në vitin 1991, por u arrestua sërish më 1993 për përfshirjen e tij në organizime të rezistencës së armatosur, shkruan Telegrafi.

Pas luftës në Kosovë, Ali Lajçi ishte Kryetar i Komunës së Pejës mes viteve 2001 – 2007.

Pas kësaj ai u zgjodh deputet në Kuvendin e Kosovës në disa legjislatura, ku ishte edhe një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008.

Kryeministri thotë se ka njohur Lajçin në kohën që ky i fundit ishte deputet i LVV-së.

Me Ali Lajçin më ka rënë të njihem dhe të punojmë së bashku sidomos në kohën sa ishte deputet i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës. Ali Lajçi do të kujtohet për veprimtarinë patriotike dhe angazhimin e tij politik të shtrirë gjatë një periudhe mbi 45 vjeçare, si nga ata që e njohën dhe punuan me të, ashtu edhe nga historia moderne e Kosovës”.

“Ngushëllime familjes Lajçi, shokëve dhe bashkëpunëtorëve të Ali Lajçit për vdekjen e tij”, ka përfunduar Kurti telegramin e  ngushëllimit.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Vëzhgimi i zogjve përmirëson shëndetin mendor

Në një studim të fundit të kryer nga Universiteti...

Montohet “Çelësi Shqiptar”, vepra më e madhe të artit në Shqipëri

Ka filluar montimi i veprës më të madhe të...

“Era” zgjedhje, Gjini: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme...

Vdes shkrimtarja nobeliste, Alice Munro

Shkrimtarja kanadeze, Alice Munro, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Pena...

Vëzhgimi i zogjve përmirëson shëndetin mendor

Në një studim të fundit të kryer nga Universiteti Shtetëror i Karolinës së Veriut dhe të botuar në Journal of Environmental Psychology, studiuesit kanë...

Montohet “Çelësi Shqiptar”, vepra më e madhe të artit në Shqipëri

Ka filluar montimi i veprës më të madhe të artit në Shqipëri, bën me dije sot bashkia e Shkodrës. Skulptura monumentale, e quajtur “Çelësi Shqiptar”,...

“Era” zgjedhje, Gjini: Për momentin kemi vija të kuqe për Kurtin

Teksa po flitet për mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka thënë se kanë vija të kuqe për kryeministrin, Albin...