Të fundit:

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Vetaksident në Veternik, lëndohet një person

Një person është lënduar si pasojë e një vetaksidenti...

Rama takon Kurtin, i shpreh mbështetje në hapat e mëtejmë drejt normalizimit me Serbinë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në...
ISP BroadcastISP Broadcast

Ramush Haradinaj nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorët e kombit

ISP Broadcast

Ish-komandanti i Zonës Operative të Zonës së Dukagjinit, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe te varri i heroit Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij.

Haradinaj tha se 14 dhjetori, ishte ndër ditët më të dhimbshme të luftës çlirimtare.

“Në 24 -vjetorin e rënies së Heroit Mujë Krasniqi dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, në Kompleksin Memorial në Marinë të Skenderajt, bëmë homazhe në nderim të veprës heroike të tyre.

14 dhjetori, ishte ndër ditët më të dhimbshme të luftës çlirimtare. Teksa sot bëjmë nderim te varret e Mujës dhe 41 bashkëluftëtarëve të tij, ndjehemi krenarë që i kishim bashkëluftëtarë, ndjehemi krenarë sepse pikërisht në ditën e rënies së tyre, themeluam Ushtrinë e Kosovës.

Me këngën e tij, Mujë Krasniqi përçoi porosinë e të parëve tanë për Atdheun e lirë. Por me këngë edhe ju printe betejave e u jepte zemër, shpresë e besim për fitore luftëtarëve të lirisë.

Mujë Krasniqi, i këndoi lirisë, e në kërkim të saj bashkë me trimat ranë tek kufiri që nuk ekziston më. Vepra e tyre madhore na shërben si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me...

Rada Trajkoviq flet për kërcënimet me jetë që i merr

Politikanja serbe Rada Trajkoviq, ka folur rreth kërcënime me...

Mërgim Berisha pas debutimit: Ka qenë gjithmonë ëndërr të luaj për Gjermaninë

Sulmuesi shqiptar i Augsburgut, Mërgim Berisha ka debutuar me Kombëtaren e Gjermanisë në miqësoren kundër Perusë të zhvilluar të shtunën mbrëma. Gjermani ka fituar me...

Kosi dhe dobitë shëndetësore nga konsumimi i tij

Shkenca thotë se vetëm një sasi e vogël kosi në frigorifer paraqet një “arsenal” të vërtetë të mbrojtjes shëndetësore. Më poshtë do të njiheni më...

Gjermani, krimi rritet me 11,5% krahasuar me një vit më parë

Numri i veprave penale në Gjermani u rrit me 11,5% në 2022, krahasuar me një vit më parë, sipas një raporti të Statistikave të...