Të fundit:

Rritet niveli i ujit në Batllavë e Badoc – Mjeku bën thirrje për kursim të ujit të pijshëm

Niveli i ujit në liqenin akumulues të Batllavës është...

Gashi: Spanja në mënyrë të poshtër na përjashtoi nga Evropiani i Karatesë

Spanja është bërë edhe njëherë tjetër pengesë që Kosova...

Kurti: Preokupimet kryesore, hapja e arkivave në Beograd, zbulimi i varrezave masive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas Krushës së Madhe...
ISP BroadcastISP Broadcast

Qasja e KQZ-së në vendvotime, policia dhe zyrtarët komunalë të zgjedhjeve në veri sot shkojnë nëpër zyra

ISP Broadcast

Policia e Kosovës së bashku me zyrtarët komunalë të zgjedhjeve të katër komunave veriore, sot (e martë) do të shkojnë në zyrat komunale.

Kështu u tha në mbledhjen e së hënës të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku u bë e ditur se ende nuk kanë pranuar plan operativ nga Policia e Kosovës.

“Sot jemi takuar me policinë dhe plani është që zyrtarët tanë së bashku me policinë të shkojnë nëpër zyrat tona komunale të veriut. Planin operacional për këtë aktivitet e bën policia së bashku me sekretariatin dhe mbetet të shihet se sa kemi pasur mundësi që të kemi qasje në zyrat tona dhe sa do të kemi qasje në vendvotime në veri edhe mbetet të shihet në ditëve në vijim”, ka deklaruar kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj ka treguar hapat që janë ndërmarrë për të ofruar siguri për zyrtarët komunal për zgjedhjet e 18 dhjetorit në katër komunat veriore.

“Me qëllim të funksionalizimit të këtyre zyrave, ashtu siç është dakorduar KQZ në mbledhje, i kemi dërguar shkresën Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës, si dhe Ministrisë së Arsimit, prej të cilave kemi kërkuar vlerësimin e situatës dhe ofrimin e sigurisë për zyrtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe katër komisioneve komunale të zgjedhjeve në secilën prej tyre. Funksionalizimi i komisioneve komunale zgjedhore është i domosdoshëm në kuadër të përgatitjeve për mbarëvajtjen e zgjedhjeve, sepse këto komisione kryejnë disa detyra të rëndësishme të përcaktuara me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme”, ka thënë Ahmetaj.

Këto zyra vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të sigurisë dhe zyrtarët po kryejnë detyrat e tyre nga komunat ku veprojnë.  /TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Rritet niveli i ujit në Batllavë e Badoc – Mjeku bën thirrje për kursim të ujit të pijshëm

Niveli i ujit në liqenin akumulues të Batllavës është...

AAK sot mban konferencë për media

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë...

Analistët: Aneksi mjaft i paqartë; Marrëveshja e panënshkruar por obligative

Analistët politikë në vend po konsiderojnë se Aneksi i...

Kaçaniku: Konsumatorët s’respektohen fare në Kosovë, megjithëse janë kontribuuesit kryesorë në buxhetin e shtetit

Ndonëse konsumatorët janë të mbrojtur ligjërisht edhe në Kosovë,...

Rritet niveli i ujit në Batllavë e Badoc – Mjeku bën thirrje për kursim të ujit të pijshëm

Niveli i ujit në liqenin akumulues të Batllavës është në nivelin maksimal, derisa rritje ka edhe në liqenin e Badocit. Sidoqoftë nga Kompania Rajonale...

AAK sot mban konferencë për media

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media në orën 12:00. Arsyeja nuk është bërë e ditur. “Sot me fillim në ora...

Analistët: Aneksi mjaft i paqartë; Marrëveshja e panënshkruar por obligative

Analistët politikë në vend po konsiderojnë se Aneksi i zbatimit të Marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, publikuar nga Bashkimi Evropian, është shumë i...