Deda: E pabesueshme që 15 vjet prej qeverisë së parë, të flitet për liri të mediave

Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e...

Berisha: Në Malishevë pritet të fillojë dezisenktimi kundër rriqrave gjatë muajit maj

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin...

Konventa e Rinisë, Abdixhiku: LDK-ja qysh sot është e gatshme për secilën betejë

Në konventën e mbajtur nga Forumi Rinor i Lidhjes...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia thotë se po bashkëpunon me institucionet e sigurisë për parandalimin e akteve kriminale

Extra AL PVC

Policia e Kosovës ka thënë se është duke bashkëpunuar me institucionet relevante të sigurisë për parandalimin e akteve kriminale të cilat po organizohen nga persona brenda dhe jashtë territorit të Kosovës.Policia poashtu ka thënë se do të ndërmerren masa ligjore për ruajtjen e sigurisë dhe lëvizjes së qytetarëve.

“Edhe përkundër këtyre rrethanave të krijuara në veri të vendit, Policia e Kosovës po angazhohet me të gjitha format që t’iu dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallime, si dhe të punojë në parandalimin e akteve kriminale, të cilat po organizohen nga persona të përfshirë në grupe kriminale të organizuara nga brenda dhe jashtë Kosovës. Në këtë drejtim, bazuar në informacionet që posedon, Policia e Kosovës po bashkëpunon ngusht me institucionet relevante të sigurisë, në ndërmarrjen e masave të nevojshme ligjore, në interes të ruajtjes së rendit kushtetues të RKS-së, mundësimit të lëvizjes së lirë dhe sjelljes para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar”, thuhet në komunikatë.

Sa i përket sigurisë, Policia ka thënë situata vazhdon të jetë e njëjtë, ndërsa ka theksuar se janë të vendosura 9 barrikada.

“Që nga vendosja e nëntë (9) barrikadave nga persona/grupe kriminale, situata e sigurisë në veri të vendit vazhdon të jetë e njëjtë, ku si pasojë e këtyre barrikadave dy pikat kufitare “Jarinje” dhe “Bërnjak” ende mbesin të mbyllura për qarkullim.Referuar situatës së krijuar, bllokimit të rrugëve, e rasteve/sulmeve të ndodhura nga grupet kriminale, kanë bërë që të krijohen rrethana të reja të punës e po ashtu kanë ndikuar edhe në jetën e qytetarëve të asaj zone, të cilët nuk po mund të kenë lëvizje të lirë si dhe nuk po e kanë qasjen e lehtë në shërbimet e tyre të nevojshme”, thuhet në komunikatë.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Deda: E pabesueshme që 15 vjet prej qeverisë së parë, të flitet për liri të mediave

Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e...

Berisha: Në Malishevë pritet të fillojë dezisenktimi kundër rriqrave gjatë muajit maj

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin...

Konventa e Rinisë, Abdixhiku: LDK-ja qysh sot është e gatshme për secilën betejë

Në konventën e mbajtur nga Forumi Rinor i Lidhjes...

Po jetojnë së bashku, Brad Pitt filmohet në momente romantike me të dashurën e re

Pas fundit të romancës me Angelina Jolie, marrëdhënie e...

Deda: E pabesueshme që 15 vjet prej qeverisë së parë, të flitet për liri të mediave

Analisti politik, Ilir Deda, ka folur mbi raportin e “Reporterëve pa Kufij”, të cilët e renditën Kosovën 19 vende më poshtë në krahasim me...

Berisha: Në Malishevë pritet të fillojë dezisenktimi kundër rriqrave gjatë muajit maj

Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Malishevës, Hajdin Berisha, ka njoftuar se a ka filluar dezisenktimi kundër rriqrave. Berisha deklaroi se procesi ende s’ka...

Konventa e Rinisë, Abdixhiku: LDK-ja qysh sot është e gatshme për secilën betejë

Në konventën e mbajtur nga Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku tha se ky organizim dëshmon...