Krim në familje, 49-vjeçarja vret babanë

Mëngjesin e ditës së djeshme, një tragjedi familjare ka...

Limaj mban konferencë për media

Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj sot mban konferencë...

Maqedoni e Veriut: Për kë do të votojnë shqiptarët?

Maqedoni e Veriut: Partive politike dhe kandidatëve për president...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Largohen barrikadat dhe lirohen për qarkullim dy pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak

Extra AL PVC

Është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin vendosur, dhe pas kësaj është vlerësuar edhe hapja e dy pikë-kalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat sot (30.12.2022) në orët e pasdites janë hapur për qarkullim.

Kështu ka njoftuar policia e Kosovës përmes njoftimit për media duke theksuar se, zyrtarët policorë në veri të vendit dhe në këto dy pikë kalime kufitare, do të vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të rendit publik dhe kushtetues.

Njoftimi i plotë:

Policia e Kosovës (PK), bazuar në autorizimet kushtetuese dhe ligjore në vazhdimësi ka bërë vlerësime mbi situatën e sigurisë në veri të vendit, e cila ishte përkeqësuar që nga data 10.12.2022 kur ishin vendosur barrikadat në rrugë, si pasojë e të cilave ishin mbyllur edhe dy pikë-kalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak.

Bllokimi i kundërligjshëm i rrugëve, sulmet e kryera ndaj institucioneve të sigurisë, mediave dhe qytetarëve, kishin ndikuar në përkeqësimin e situatës dhe në vështirësimin e jetës së qytetarëve të asaj zone të cilët nuk kanë mundur të kenë lëvizje të lirë si dhe nuk e kanë pasur qasjen e lehtë në shërbimet e tyre të nevojshme.

Edhe përkundër rrethanave të krijuara, Policia e Kosovës ishte angazhuar në të gjitha format që t’u dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallim, si dhe të mbajë rendin e sigurinë publike.

Bazuar në informacionet e deritanishme, është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin vendosur, dhe pas kësaj është vlerësuar edhe hapja e dy pikë-kalimeve kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat sot (30.12.2022) në orët e pasdites janë hapur për qarkullim.

Zyrtarët policorë në veri të vendit dhe në këto dy pikë kalime kufitare, do të vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të rendit publik dhe kushtetues.

Liria e lëvizjes së lirë, parandalimi i akteve kriminale dhe ofrimi i sigurisë janë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe për këtë Policia e Kosovës në vazhdimësi do të angazhohet duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Nata e dehur në BBV i ka kushtuar shumë shtrenjtë Efi Dhedhes, bukuroshja rrëfen historinë

Një nga momentet që u komentua në “Cherry on...

Për herë të parë në karrierën e tij, Zayn Malik do mbajë një koncert solo

Shumica e muzikantëve mezi presin të performojnë këngët e...

Krim në familje, 49-vjeçarja vret babanë

Mëngjesin e ditës së djeshme, një tragjedi familjare ka...

Izraeli informon SHBA-në për planin e evakuimit të civilëve nga Rafahu

Gjatë kësaj jave, Izraeli ka informuar zyrtarët e administratës...

Nata e dehur në BBV i ka kushtuar shumë shtrenjtë Efi Dhedhes, bukuroshja rrëfen historinë

Një nga momentet që u komentua në “Cherry on Top”, ishtei i dehja e Efi Dhedhes në shtëpinë e “Big Brother Vip”, momenti i...

Për herë të parë në karrierën e tij, Zayn Malik do mbajë një koncert solo

Shumica e muzikantëve mezi presin të performojnë këngët e tyre për turmat e fansave që dinë çdo fjalë të materialit të tyre. Turneu është gjithashtu...

Krim në familje, 49-vjeçarja vret babanë

Mëngjesin e ditës së djeshme, një tragjedi familjare ka ndodhur në Greqi, ku një 49-vjeçare ka vrarë të atin. Sipas mediave greke, 49-vjeçarja ka rrahur...