Ish-ambasadori: Kurti, Bislimi e zyrtarë të VV-së po sillen si Inspektor të Përgjithshëm të BE-së

Ish-ambasadori Avni Arifi, i cili për një kohë të...

107 vite nga lindja e Kiro Gligorovit, presidentit të parë të Republikës së Maqedonisë

Rreth 5.000 deri 6.000 qytetarë dhe turistë gjatë vitit...

Kurti udhëton për në Gjermani, aktivizohet edhe për zgjedhjet evropiane

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Përplasje mes LVV e PDK në KQZ për votimin në veri

Extra AL PVC

Përfaqësuesit e PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje janë përplasur sot në mbledhjen e Komisionit Qendror Zgjedhor për organizimin e votimit për shkarkimin ose jo të kryetarëve nesër në katër komunave në veri të Kosovës.

KQZ sot ka mbajtur mbledhjen e radhës mbi përgatitjet e votimit në Leposaviq, Zveçan, Mitrovicë e Veriut dhe Zubin Potok.

Në listën votuese janë 46 mijë e 556 qytetarë ose 1 mijë e 461 më shumë krahasuar me zgjedhjet e 23 prillit të vitit 2023.

Kryeshefi i Ekzekutiv i Sekretariatit Burim Ahmetaj ka thëne se janë identifikuar qendrat e votimeve, pas refuzimit të drejtorëve të shkollave për të mos lejuar votimin në këto objekte. Ai tha se numri total i qendrave të votimit është 23, ndërsa janë 63 vendvotime dhe katër qendra të votimit me kusht.

Më datën 3 prill, KQZ ka miratuar qendrat e votimit ku disa prej tyre kanë qenë 43 qendra për procesin e votimit. Më 17 prill sekretariati në lidhje me qasjen e 33 qendra nga 43 sosh janë shkolla dhe i përkasin objekteve publike komunale në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, Mitrovicë e Veriut. Dhe refuzimi i drejtorëve të shkollave të këtyre shkollave për t’iu dhënë në shfrytëzim në përdorim në procesin e votimit, në kuadër të kësaj ka filluar identifikimi dhe gjetja e lokacioneve alternativë që do të shërbejnë si qendra të votimit më datën 21 prill. Në kuadër të këtyre janë identifikuar lokacionet për qendra të votimit nga KQZ dhe nga raporti rezulton se për shkak të hapësirave të ngushta janë 7 qendra të votimit, të cilat do të menaxhohet nga një trup i vetëm i anëtarit të këshillit të vendvotimit… Jemi në procesin ku do të bëhet edhe transportimi i materialeve zgjedhor në qendra të votimit ku pritet të fillojë nesër në mëngjes, pra procesi votimit në orën 7:00,” tha Ahmetaj.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e PDK-së Ilir Gashi, ka qenë kritik ndaj vendimit të këtij institucioni që të organizojë procesin e votimit në kontejnerë dhe qendra tjera alternative të votimit.

Në mbledhjen e kaluar është mbajtur një mbledhje e cila është zhvilluar online, faktikisht kemi votuar përmes emaili. Arsyeja ka qenë zvogëlimi i qendrave të votimit nga 43 në 23,” tha Gashi.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje Alban Krasniqi ka reaguar ndaj deklarimeve të kolegut të tij, duke e akuzuar për dezinformim. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, disa here i kërkoi ta ndërpriste fjalën.

Nuk e kupton ABC. Ne deri tani e kemi pasur Listën Serbe për të ndaluar procesin, por nuk po e kuptoj se ku është interesi i subjektit që e përfaqëson, sepse nuk është hera e parë që krijon makinacione dhe situata artificiale me sjell një rregull të punës këtu brenda… Nuk është mirë të dezinformohet, sepse edhe herën e kaluar kam qenë kundër dërgimit të sovranitetit të këtij vendi në kontejner, por herën e kaluar ka pasur përgjigje të institucioneve të sigurisë, sepse shkollat nuk mund të hapen për çështje sigurie, e mbi ato ky institucion ka marrë vendime për qendra alternative. A i kemi ato përgjigje sot… 56:18 I thashë kryetarit që nuk mund të ma ndërpresësh fjalën, e ketë drejtë ia siguroj secilit nuk mund ta ndërpresë fjalën, nuk ma ke dhënë mandatin ju, por presidentja. Ajo ma ndalon fjalën… E udhëheq, por fjalën nuk mund t’ia ndalësh dikujt… pa mikrofon po flet tash ty, çka me të bë? Nuk jemi këtu në shkollë të mesme që ti je mësuesi e ne jemi nxënësit edhe ti e ndalon fjalën. Lexoje rregulloren nëse e sheh që shëno që mundesh me ia ndalu fjalën dikujt, atëherë bisedojmë”, tha Krasniqi.

Për shkarkimin e kryetarëve duhet që opsioni “po” të rrethohet nga së paku 50 për qind plus një votues me të drejtë vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

Votimet në Mitrovicën e Veriut do të mbahen në shkollën fillore “Aziz Sylejmani” në Suhodoll, objektin e komunës Lagjja e Boshnjakëve, SHFMU “Aziz Sylejamni” – Kodra e Minatorëve, International Business College Mitrovica -IBCM dhe ish-objekti komunal.

Në Zubin Potok qendrat e votimit janë të vendosura në objektin e komunës, objektin publik Mala Jabuka (Molla e vogël), Tek Ura e Bubës, Bërnjak dhe në shkollën fillore “Osman Rama” në Çabër.

Në Leposaviq mund të votohet në objektin komunal, objektin komunal në Soqanicë, objektin privat në Rëvatskë, objektin shtetëror në Dren, objektin e Ndërmarrjes Shoqërore Univerzal në Leshak, Koshtovë, objektin privat afër stacionit të autobusëve në Leposaviq dhe në shkollën fillore “Kadri Bistrica” në Bistricë.

Ndërsa në Zveçan do të votohet në objektin komunal, SHFMU “Isa Boletini” në Zhazhë, SHFMU “Isa Boletini” në Lipë, Rasja Banja në Banjskë dhe në objektin komunal në Zhitkovc.

Votimi organizohet në bazë të udhëzimit administrativ nga Qeveria e Kosovës, pas presionit të ndërkombëtareve për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.

Ndryshe, në rast mos shkarkimi kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të sigurt, pasi partitë serbe u kanë bërë thirrje serbëve lokalë të bojkotojnë procesin e votimit.

Kryetarët shqiptarë morën pushtetin, pasi Lista Serbe u bëri thirrje qytetarëve t’i bojkotojnë zgjedhjet e prillit 2023, të cilat u organizuan pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor 2022 me iniciativën e Listës Serbe.

Ndërkohë Lista Serbe kërkoi zgjedhje të reja, mbështeti peticionin e qytetarëve për shkarkimin e kryetarëve, por më 7 prill njoftoi se nuk do të merr pjesë në votim, duke përmendur si arsye listën e vjetruar të votuesve.

Sipas udhëzimeve të publikuara, qytetarët mund të përgjigjen me “po” ose “jo” në pyetjen se a pajtohen që kryetari i njërës prej katër komunave në veri të shkarkohet. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.

KQZ ende nuk ka publikuar orën e publikimit të rezultateve preliminare për fatin e kryetarëve në veri, ndërkohë që gjatë ditës do të mbajë katër konferenca për media për të informuar mbi mbarëvajtjen e procesit të votimit.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Përveç se juriste tani dhe poete, Zanë Mali vjen me librin e saj të parë, “Kur dielli lind në bebëza”

Në Ditën e lirisë së shtypit, dhe në ditëlindjen...

“Rilindja e dytë”: teknologjia zbulon sekretet e lashta të rrotullave të “Plato & Co”

Më shumë se 2000 vjet pas vdekjes së Platonit,...

Këto janë ushqimet që shkaktojnë celulitin

Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen...

Nga eksperienca në Ferma VIP e deri te thasheshemet e ndarjes nga Xhensila, Bes Kallaku i tregon të gjitha

Kreyplaku i formatit të shumë përfolur Ferma VIP, më...

Përveç se juriste tani dhe poete, Zanë Mali vjen me librin e saj të parë, “Kur dielli lind në bebëza”

Në Ditën e lirisë së shtypit, dhe në ditëlindjen e heroit të kombit, Agim Ramadanit, juristja dhe poetja e re, Zanë Mali, sjell për...

“Rilindja e dytë”: teknologjia zbulon sekretet e lashta të rrotullave të “Plato & Co”

Më shumë se 2000 vjet pas vdekjes së Platonit, figura e tmerrshme e antikitetit klasik dhe themeluesi i Akademisë, i konsideruar nga shumë njerëz...

Këto janë ushqimet që shkaktojnë celulitin

Celuliti ndodh kur indet në shtresën e lëkurës dobësohen dhe lejojnë formimin e depozitave dhjamore shumë pranë sipërfaqes së lëkurës. Por a e keni menduar...