Deputetja e VV-së: Bashkësia ndërkombëtare po dëshiron ta shantazhojë Kosovën

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, për mosfutjen...

Liberalizimi “pa” efekt: Kosovarët i mbesin besnik Shqipërisë për turizëm

Përkundër se kosovarët tash e katër muaj po mund...

Euronews: Refuzimi i Kurtit për Asociacionin shtyri vendimin për KiE

Burimet diplomatike kanë thënë për agjencinë e lajmeve “Euronews” se refuzimi...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Extra AL PVC

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo Kiljunen, thotë se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës. Kiljunen i konsideron për keqardhje pengesat nga ana e Serbisë, meqë thotë se anëtarësimi nënkupton edhe mbrojtjen e të drejtave të serbëve që jetojnë në Kosovë.

Në intervistë për KosovaPress, parlamentari finlandez ka folur  për vizitën në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi dhe presionin për themelimin e Asociacionit.

Sipas tij, bojkoti i serbëve në votimin për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat veriore të Kosovës është një turp dhe se situata aktuale është e tensionuar.

Kiljunen, i cili është edhe kryetar i delegacionit finlandez në Këshillin e Evropës, tregon për votën e tij pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare.

“Unë jam ‘fajtor’, duhet sinqerisht të them jam fajtor, sepse i përkas 131 anëtarëve të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës që votuan për Kosovën. Prandaj jam ‘fajtor’ dhe duke qenë kryetar i delegacionit finlandez në Strasburg, isha javën e kaluar atje dhe votova, votova pro. Pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës janë 131 anëtarë, 29 kundër dhe 11 abstenime. Ky ishte rezultati dhe shumica ishte e qartë. Urime, urime për vendin tuaj. Argumenti im ishte shumë i qartë. Unë thashë që nuk bëhet fjalë për vetë shtetësinë, tashmë u shpreha se Finlanda e ka njohur shtetësinë, por për këtë nuk votuam në Këshillin e Evropës. Kjo është një organizatë për të drejtat e njeriut. Këshilli i Evropës është një organizatë për të drejtat e njeriut, e përkushtuar ndaj çështjeve të të drejtave të njeriut, demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, deklaron ai.

Ai thekson se Finlanda mbështet anëtarësimin e Kosovës edhe në organizata të tjera ndërkombëtare, teksa thekson se Këshilli i Evropës është organizatë e vlerave të përbashkëta. Këtë thotë se e ka përmendur edhe në takimet që ka zhvilluar në Serbi, por që tregon se është kritikuar.

“Problemi i madh është se 1.7 milionë kosovarë janë jashtë Këshillit të Evropës dhe jashtë sistemit të të drejtave të njeriut në Evropë, përfshirë Konventën për të Drejtat e Njeriut, dhe Gjykatën për të Drejtat e Njeriut. Dhe sigurisht, pyetja themelore për ne ishte qasja e kosovarëve në Këshillin e Evropës, sistemin e të drejtave të njeriut, sistemin e përbashkët evropian për të drejtat e njeriut. Kjo është një zbrazëti në Evropë, njerëzit tuaj. Ju jeni jashtë”.

“Pra, kjo ishte arsyeja kryesore për të votuar për anëtarësimin tuaj në Këshillin e Evropës dhe e thashë shumë qartë edhe para serbëve. Ne diskutuam në Beograd për këtë çështje. Ata ishin kritikë ndaj meje dhe thanë se çfarë, si, pse kështu? Unë e thashë shpjegimin dhe thashë në fakt është edhe interesi juaj, është edhe interesi i serbëve, sepse kur anëtarësoheni në Këshillin e Evropës një nga çështjet kryesore në Këshillin e Evropës janë të drejtat e minoriteteve, garancitë e të drejtave të minoriteteve dhe monitorimi i të drejtave të minoriteteve. Dhe, kjo nënkupton për serbët, minoritetin serb në Kosovë, se ata do të ishin pjesë e sistemit të monitorimit se si i respektoni detyrat tuaja për të drejtat e minoriteteve”, shton ai.

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, Kiljunen shton se nënkupton edhe anëtarësim në sistemin e të drejtave të njeriut në Evropë.

I pyetur se a duhet të lidhet ky proces me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ai deklaron se Kosova është dakorduar për një gjë të tillë.

“Kjo është një çështje relevante. Ne në Finlandë po e mbështesim, gjithashtu edhe unë, iniciativën e Bashkimit Evropian për të lehtësuar dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Një nga elementët për të cilin jeni dakorduar në këtë proces të dialogut është Asociacioni i komunave me shumicë serbe dhe të drejtën e tyre për t’u organizuar. Ne po e mbështesim që kjo të materializohet si pjesë e procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, kështu që ne po e mbështesim atë”, deklaron ai.

Për keqardhje i konsideron pengesat e Serbisë në këtë proces të anëtarësimit, për çka shton se Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit e Evropës.

“Mendoj se është për të ardhur keq. E konsideroj keqardhje nga perspektiva e të drejtave të njeriut, veçanërisht sepse Kosova duhet të jetë anëtare e Këshillit të Evropës, dhe kjo është për të ardhur keq. Dje kam diskutuar me serbët dhe mund t’i citoj, ata thonë se nuk e mbështesin kurrë. ‘Ne kurrë nuk e mbështesim anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe asnjë organizatë tjetër’. Nuk më thanë se do të votojnë kundër, ata thanë vetëm se ‘Ne jemi kundër’. Tta gjithashtu mund të bëjnë gjithashtu një abstenim konstruktiv. Pra, ata nuk votojnë fare. Nuk e mbështesin anëtarësimin tuaj, por nuk votojnë kundër. Kjo do të ishte zgjidhja. Ky do të ishte një kompromis i bukur. Por, kuptova që një nga parakushtetet për këtë është që ne të mbrojmë të drejtat e serbëve që jetojnë në Kosovë, të drejtat e serbëve të Kosovës në vend, duke përfshirë edhe idenë e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”, shton ai. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Pse e kemi kaq të vështirë të arsyetojmë dhe të zgjidhim problemet tona?

Duket sikur gjithnjë e më shumë njerëz po tërhiqen...

Deputetja e VV-së: Bashkësia ndërkombëtare po dëshiron ta shantazhojë Kosovën

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, për mosfutjen...

Liberalizimi “pa” efekt: Kosovarët i mbesin besnik Shqipërisë për turizëm

Përkundër se kosovarët tash e katër muaj po mund...

Euronews: Refuzimi i Kurtit për Asociacionin shtyri vendimin për KiE

Burimet diplomatike kanë thënë për agjencinë e lajmeve “Euronews” se refuzimi...

Pse e kemi kaq të vështirë të arsyetojmë dhe të zgjidhim problemet tona?

Duket sikur gjithnjë e më shumë njerëz po tërhiqen nga emocionet e tyre në vend që të përdorin logjikën për të marrë vendime. Por...

Deputetja e VV-së: Bashkësia ndërkombëtare po dëshiron ta shantazhojë Kosovën

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, për mosfutjen në agjendë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), ka thënë se ka...

Liberalizimi “pa” efekt: Kosovarët i mbesin besnik Shqipërisë për turizëm

Përkundër se kosovarët tash e katër muaj po mund të lëvizin lirshëm nëpër vendet e Bashkimit Evropian, ata po vazhdojnë të jenë vizitorë besnik...