spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Deputetja e VV-së: Bashkësia ndërkombëtare po dëshiron ta shantazhojë Kosovën

Extra AL PVC

Deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni, për mosfutjen në agjendë të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE), ka thënë se ka ende kohë që Kosova t’i kthehet agjendës së Këshillit të Ministrave.

E pyetur se i kujt është gabimi që Kosova nuk është pjesë e kësaj agjendeje, deputetja është përgjigjur duke thënë se përgjigjja e kësaj pyetje nuk është në Kosovë.

“Unë mendoj që përgjigjja e kësaj pyetje nuk është në Kosovë, sepse besoj se çkado që është kërkuar prej instituciove tona është bërë në mënyrë që të plotësohen të gjitha kushtet dhe parakushtet që kanë qenë të vendosura për Republikën e Kosovën”, ka thënë Kryeziu – Hyseni në “Debat Plus”.

Deputetja ka thënë se bashkësia ndërkombëtare po dëshiron të na “shantazhojë” me këtë çështje për të rikthyer në diskutim çështjen e Asociacionit.

“Unë mendoj që ky është një kushtëzim i rrezikshëm dhe shumë i panevojshëm”, ka thënë ajo, duke shtuar se kjo është një “lojë e rrezikshme” që po e luan Bashkimi Evropian (BE).

Lidhur me këtë situatë, deputetja është shprehur se Kosova nuk ka faj, sepse sipas saj, ka bërë gjithçka që i është kërkuar dhe tashmë vendi ynë “nuk ka asgjë në dorë”.

spot_img

Të fundit

Marrëveshja për burgje me Danimarkën, Bajrami: Prapë votoj kundër – dështuan të sjellin investime, po tentojnë të sjellin të burgosur

Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami tha se do të votojë prapë kundër Marrëveshjes Ndërkombëtare për dhenien në shfrytëzim Danimarkës qendrën e paraburgimit në Gjilan. Ajo...

Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni – kërkojnë ndihmën e qytetarëve për t’i kapur

Policia ka publikuar fotografitë e një burri dhe një gruaje të shpallur në kërkim për shpërdorim të pasurisë së huaj, që ka ndodhur në...

Haxhiu vizitë tek Qendra Edukuese për të mitur dhe Qendra Korrektuese për gra, shprehet e lumtur për ndikimin që kanë këto qendra

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka vizituar Qendën Edukative për të mitur dhe Qendën Korrektuese për gran ë Lipjan, raporton TV Arbëria. Ajo është shprehur...