Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Letra dërguar KiE-së, Hoxha: Presidentja ia dha shuplakë Qeverisë

Analisti, Ylli Hoxha, ka thënë se reagimi i presidentës,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Organizatat ndërkombëtare me thirrje për Qeverinë, të rishqyrtojë ligjin e propozuar për KPM-në

Extra AL PVC

Organizatat prestigjoze ndërkombëtare dhe rajonale i janë bashkuar kërkesës së Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës – drejtuar Qeverisë së Kosovës që të tërheqë projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media.

Qendra Evropiane për shtyp dhe liri të medias (ECPMF) përmes një komunikate i ka bërë thirrje urgjente zyrës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta rishikojë këtë projektligj.

Sipas tyre, mungesa e transparencës gjatë hartimit ngre shqetësime, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së gazetarëve dhe shoqërisë civile.

Më 27 dhjetor, Qeveria e Republikës së Kosovës miratoi Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media (KPM). Ndryshimet kryesore ligjore të propozuara janë:

-Mediat online do t’i nënshtrohen licencimit dhe kontrollit shtetëror nga Komisioni i Pavarur për Media (KPM).

-Mediat online që funksionojnë si organizata joqeveritare do të detyrohen të hapin kompani për të përmbushur kërkesat e licencimit.

-Mediat online do të detyrohen të regjistrohen në Regjistrin e Mediave Online që do të menaxhohet nga KPM-ja.

-Mediat online do të duhet të marrin leje nga KPM në rast ndryshimi të pronësisë mbi 10%.

-Mediat online do t’i nënshtrohen një regjimi sanksionesh duke përfshirë gjoba të mundshme deri në 40,000 euro.

-KPM do të ketë 11 anëtarë dhe jo shtatë, siç ka aktualisht.

-Anëtarët e KPM-së nuk do të kenë më mandate të shkallëzuara prej dy, tre dhe katër vitesh, por mandat katërvjeçar me mundësi rizgjedhjeje edhe për një mandat tjetër.

ECPMF këtë veprim e ka quajtur sulm të hapur ndaj lirisë së mediave në Kosovë.

“Kërcënimi me gjoba deri në 40,000 euro paraqet rrezik ekzistencial, veçanërisht per mediat kritike. Ky projektligj përjetëson një qasje armiqësore të partisë në pushtet, duke sinjalizuar një përpjekje të vazhdueshme për të shtrënguar kontrollin mbi median”- thuhet tutje në komunikatë.

Grupi i organizatave për lirinë e shtypit i ka thirrje Zyrës së Kryeministrit të tërheqë projektligjin dhe ta përafrojë atë me standardet e Këshillit të Evropës dhe të OSBE-së.

“Përfshirja e vërtetë e gazetarëve, OJQ-ve dhe të gjithë akterëve është thelbësore për ndryshime të drejta legjislative”- theksohet më tej në komunikatë.

spot_img

Të fundit

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti –...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit...

Kamberi: Kosova dështoi në KiE, s’e kuptoj fare strategjinë e Qeverisë

Analisti politik, Belgzim Kamberi, e ka cilësuar dështim përpjekjen...

Gjithçka që mendojmë ndikon tek të tjerët

Çdo person ka ndikim në këtë fushë globale të informacionit. Një numër i madh njerëzish që krijojnë gjendje dashurie, vlerësimi, ndihme dhe dhembshurie, në...

Dyshimi i Goranit: Kurti e Krasniqi u morën vesh për t’ia shkurtuar mandatin Vjosa Osmanit

Sipas analistit Dukagjin Gorani në darkën Albin Kurti – Memli Krasniqi, u diskutua për pazare. Ai ka dyshime se aty është biseduar për t’ia shkurtuar...

Kënga e Francës në Eurovision thyen rekorde

Franca mund të mos ketë qenë fituese e Eurovizionit të këtij viti dhe të ketë zënë vendin e katërt, por kënga “Mon Amour” e...