Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin...

Shtime, tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka...

Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është e...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Nga 10 maji fillon procesi për konvertimin e patentë shoferëve ilegalë në RKS

Extra AL PVC

Nga 10 maji do të fillojë procesi i konvertimit të patentë shoferit të lëshuar nga strukturat jo legale serbe në patentë shoferi të Kosovës.

Ky proces do të zgjasë deri me 9 gusht 2024.

“Të gjithë qytetarët që posedojnë patentë shoferi të lëshuar nga strukturat jo legale serbe mund të aplikojnë për patentë shoferi zyrtar të Republikës së Kosovës përmes aplikimit formularit elektronik në ueb faqen https://patentshoferonline.rks-gov.net/ apo edhe fizikisht në Qendrën për Pajisje me Dokumente në të gjitha komunat e Kosovës”, ka njoftuar ministria e Punëve të Brendshme.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se në rast të paraqitjes fizike për aplikim në sportelet e Qendrave për Pajisje me Dokumente, qytetarët duhet të posedojnë këto dokumente:

–Letërnjoftimin e Republikës së Kosovës,

–Origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga ana e autoriteteve serbe,

–Certifikatën e gjendjes shëndetësore për pajisje me patentë shofer,

–Certifikata shëndetësore lëshohet nga institucionet shëndetësore të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, në tërë territorin e Republikës së Kosovës;

“Çmimi për certifikatë shëndetësore varion nga kategoria e mjetit për të cilin posedon patentë shoferin dhe atë si në vijim: Për kategorinë B/BE çmimi i certifikatës shëndetësore është njëzetë euro (20.00€); Për kategorinë C dhe kategorinë D çmimi i certifikatës shëndetësore është pesëdhjetë euro (50.00€)”, thuhet tutje në njoftim.

Më tej bëhet e ditur se qytetarët duhet të kenë dhe dëshmi të pagesës së taksës vlera e së cilës është 15 euro dhe origjinalin e patentë shoferit të lëshuar nga UNMIK apo RKS.

Në njoftim thuhet se procedura për pajisje me patentë shoferi të Republikës së Kosovës zgjatë 15 ditë, derisa patentë shoferi i lëshuar nga strukturat serbe i kthehet aplikuesit si dokument i pavlefshëm. /TV Dukagjini

spot_img

Të fundit

Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur...

Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin...

VIDEO/ Kështu po duken Alisa dhe Urimi në dasmën e tyre

Ish-banorët e “BBVK1”, Alisa dhe Urimi i kanë dhënë...

Shtime, tre anëtarë të një familje dërgohen në Emergjencë, dyshohet se u rrahën

Rreth orës 19:33, policia e stacionit në Shtime ka...

Kush është Ebrahim Raisi, Presidenti i Iranit që u aksidentua me helikopter

Presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi, i cili është zhdukur në malet e Iranit pas përplasjes së helikopterit pranë kufirit me Azerbajxhanin, është një protagonist...

Njoftimi nga Uashingtoni për takimin Allen-Kurti, nënvizohet mbështetja e SHBA për dialogun me Serbinë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë detaje për takimin e Nënsekretares për Diplomaci, Liz Allen, me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti. Në njoftimin e DASH...

VIDEO/ Kështu po duken Alisa dhe Urimi në dasmën e tyre

Ish-banorët e “BBVK1”, Alisa dhe Urimi i kanë dhënë fund beqarisë. Dyshja kanë publikuar një fotografi në rrjetin social “Instagram” ku shihen të veshur si...