Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Besnik Berisha thotë se Enver Sekiraqa nuk është arratisur

Avokati Besnik Berisha ka thënë se nuk është e vërtetë që Enver Sekiraqa është arratisur nga Kosova.

“Meqe ra fjala, Enver Sekiraqa nuk eshte arratisur, ndaj mos i kryqezoni ata qe e kane lene te lire, e mos i lavderoni as ata qe ne shkelje te ligjit dhe kushtetutes e kane urdheru masen e paraburgimit”, ka shkruar Berisha.

Tutje i kritikon reagimet e politikanëve mbi rastin.

“Sa më shume reagime nga politikanët për rastin e Enver Sekiraqes, aq më shumë shtohet bindja se ai nuk mund të këtë gjykim të drejtë në një ambient si ky”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Berisha i referohet dhe deklaratave të ministres Albulena Haxhiu, “nuk fitohen zgjedhjet duke bërë gjyqtarin në Facebook”.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka njoftuar se Enver Sekiraqa, është arratisur pas ndryshimit të masës së sigurisë, pasi Gjykata e Apelit dy ditë më parë kishte vendosur që të njëjtin ta kthejë në paraburgim. /TV Arbëria

Postimi i plotë:

Arratiset Enver Sekiraqa