Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Musliu: Vuçiqi, probleme me njerëz të Radojiçiqit

Extra AL PVC

Drejtori i institutit OCTOPUS, Agim Musliu ka thënë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq mbrëmë ka pasur probleme serioze me bindjen e disa njerëzve që përfaqësojnë Milan Radojiçiqin, ndërkohë që ky i fundit nuk qe i pranishëm në takimin e të mërkurës në Rashkë.

Musliu për KosovaPress ka thënë se pas konfrontimeve verbale që pati në takimin e djeshëm të serbëve, pritet të ketë edhe konfrontime fizike të njerëzve të Radojiçiqit me ata të anës së kundërt.

“Ne si OCTOPUS, edhe më herët kemi paralajmëruar se ka dy rryma kryesore ne veri, ku interesat e ndryshme i ndajnë. Vuçiqi mbrëmë ka pasur probleme serioze me bindjen e disa njerëzve që e përfaqësojnë Milan Radoiçiqin. Nuk e di nëse e vërejtjët që Milani, krimineli kryesor qe udhëheq veriun, nuk ishte i pranishëm në takim me Vuçiqin në Rashkë. Ju besoj e vërejtët që pati edhe disa konfrontime verbale. Disa sa për sy e faqe, por disa të vërteta”, ka thënë ai.

Sipas tij, paralajmërimi për heqjen e barrikadave është një humbje e Vuçiqit, dhe se ajo nuk do të pranohet pala e Radojiçiqit, e cila është e shtrirë në krim në veri.

“Unë pres që njerëzit e Radoiçiqit tash do të kenë konfrontime edhe fizike me ata të anës kundërshtare. Prandaj, edhe disa kamionë u dogjën. Humbja e Vuçiqit me barrikada, nuk duket se do të pranohet nga pala tjetër, e cila është e shtrirë shumë në krim në veri. Të gjithë akterët në veri janë të përfshirë ose në krim, ose në korrupsion. Shumë para janë dhënë për mirëmbajtjen e këtyre barrikadave”, shtoi ai.

Eksperti i sigurisë nuk la pa përmendur as ndikimin rus, që po gjen shtrirje në veri të vendit.

“Po e përsëris, pres konfrontim mes kriminelëve dhe shërbëtorëve. Këtu është edhe elementi rus, i përfshirë në të dy palët”, përfundoi ai.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...