​Deputeti gjerman: Komiteti i Ministrave ta pranojë Kosovën në KiE

Deputeti i Bundestagut Knut Abraham ka thënë se Komiteti...

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

MSh-ja për rastin në Kardiokirurgji: Do të marrim masat sipas ligjeve

Extra AL PVC

Inspektorati Shëndetësor po mbledh të dhënat lidhur me rastin e ndodhur në Klinikën e Kardiokirurgjisë, ku një pacient ka vdekur disa orë pasi kishte kaluar një operacion të vështirë. Drejtori i kësaj klinike kishte thënë se kirurgu që kreu këtë operacion ishte pa përvojë për të. Kurse kirurgu ka thënë se ndaj tij është bërë tentim për eliminim profesional.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë ka thënë se ka aktivizuar mekanizmat e saj për zbardhjen e rastit.

“Inspektorati Shëndetësor, në bazë të kompetencave ligjore është në fazën e mbledhjes së të dhënave lidhur me rastin në fjalë. Vlerësimi i përgjegjësive u takon organeve kompetente, andaj jemi në pritje të raporteve zyrtare të këtyre organeve”, ka thënë MSH-ja.

Për çdo gjetje nga institucionet në varësi të Ministrisë së Shëndetësisë do të merren masat sipas ligjeve në fuqi, ka thënë ministria.

“Presim, po ashtu që institucionet e drejtësisë dhe Oda e Mjekëve të Kosovës të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas kompetencave dhe ligjeve në fuqi”.

Ndërkohë, lidhur me rastin kirurgu Kushtrim Shala është kritikuar edhe për publikimin e pamjeve nga operacioni, për të cilat SHSKUK-ja ka thënë se pa leje nuk guxojnë të dalin pamje të tilla.    /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

​Koncerti falas i Madonna tërheq 1.6 milionë njerëz në Brazil

Më shumë se një milion njerëz janë grumbulluar plazhin...

​Deputeti gjerman: Komiteti i Ministrave ta pranojë Kosovën në KiE

Deputeti i Bundestagut Knut Abraham ka thënë se Komiteti...

Shefja e USAID: Vlerësimi i Kosovës nga FITCH tërheqë investime të huaja

Agjencia e Klasifikimit të Kredive Fitch Ratings ka dhënë...

​Koncerti falas i Madonna tërheq 1.6 milionë njerëz në Brazil

Më shumë se një milion njerëz janë grumbulluar plazhin Copacabana të Brazilit për një koncert falas të Madonna, duke përballuar nxehtësinë për të parë...

​Deputeti gjerman: Komiteti i Ministrave ta pranojë Kosovën në KiE

Deputeti i Bundestagut Knut Abraham ka thënë se Komiteti i Ministrave duhet ta pranojë Kosovën në Këshillin e Evropës në kohën e paralajmërimeve për...

Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së

Ukraina do të nisë një kundërofensivë të re në vitin 2025, pasi është furnizuar me ndihma prej 61 miliardë dollarësh nga ushtria amerikane, ka...