Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Deputeti gjerman: Komiteti i Ministrave ta pranojë Kosovën në KiE

Extra AL PVC

Deputeti i Bundestagut Knut Abraham ka thënë se Komiteti i Ministrave duhet ta pranojë Kosovën në Këshillin e Evropës në kohën e paralajmërimeve për bllokim të votimit nga disa vende evropiane, përfshirë Francën dhe Gjermaninë.

Abraham në një postim në rrjetin social X ka thënë se Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje për Kosovën. Sipas tij, ose duhet të veprohet në vlerat dhe standardet evropiane që Kosova të pranohet ose të injorohet vlerësimi i detajuar i deritanishëm nga raportuesit, komisionet dhe Asambleja Parlamentare.

Në prill, PACE konkludoi me një shumicë të madhe se Kosova përmbushi të gjitha standardet dhe vlerat për t’u bërë anëtare. A do të ketë rëndësi kjo? Komiteti i Ministrave ka dy zgjedhje: Veproni në përputhje me vlerat dhe standardet tona duke pranuar Kosovën këtë maj ose, injoroni vlerësimin e detajuar të juristëve të shquar, tre raportuesve, tre komisioneve dhe AP i KiE-së… duke mos marrë asnjë vendim… Megjithatë, kjo do të dërgonte një sinjal të dëmshëm për deputetët dhe qytetarët në rajon: se shtetet mund të injorojnë standardet sipas dëshirës. Nga ky vendim varet besueshmëria e institucionit, mbrojtja e të drejtave të pakicave në Kosovë (Plani i Ahtisaarit) dhe stabiliteti i rajonit. Nëse respektojmë standardet dhe vlerat, atëherë pranimi i Kosovës në maj është e vetmja rrugë përpara”, ka shkruar deputeti gjerman.

Ndryshe, Gerald Knaus nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka paralajmëruar dje se disa shtete evropiane, përfshirë Francën dhe Gjermaninë, po përgatiten ta bllokojnë votimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Ai ka shtuar se një bllokim i tillë vjen pas fushatës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE.

Kjo pason një fushatë të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përfshirë edhe apelin e tij personal ndaj presidentit të Francës Emmanuel Macron, që të mos lejojë votimin dhe një zotim serb për të blerë 12 avionë luftarakë francezë Rafal”, tha Knaus.

Asambleja Parlamentare më 16 prill rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në KiE. Çështja do të vendoset përfundimisht nga ministrat e Jashtëm të Këshillit të Evropës në mesin e muajit maj.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...