OSBE: Të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve

Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave...

Vdes një e mitur nga nxehtësia ekstreme në Rafah

Një vajzë e mitur ka vdekur nga nxehtësia ekstreme...

​Nënkryetari i LDK-së: Dialogu të ketë datën e përfundimit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, akuzon...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Messi flet rreth pensionimit dhe rrëfen momentin e largimit nga Barcelona

Extra AL PVC

Lionel Messi është duke kaluar një eksperiencë në futbollin amerikan tek skuadra e Inter Miamit. Tek ky ekip erdhi nga Paris Saint-Germani.

Pjesën më të madhe të karrierës së tij fantastike e kaloi tek Barcelona, nga të cilët u largu më 2021.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Messi foli rreth momentit të pensionimit të tij.

“E kam të qartë që do ta ndjej momentin kur duhet të tërhiqem. Do të ndodhë kur të mos jem më në gjendje për të ndihmuar shokët e skuadrës. Unë jam një tip shumë autokritik. E di kur jam mirë, gjithashtu edhe kur ndihem keq. Kur luaj mirë dhe kur luaj keq. Nëse do të vazhdoj të bëj mirë, atëherë do të përpiqem të vazhdoj të luaj. Sepse të luaj futboll është ajo që dua. Gjithsesi, kur ta ndiej se ka ardhur momenti të largohem do të bëj, pa u ndikuar fare nga mosha. Vazhdoj të kujdesem shumë për veten. Pushoj dhe ushqehem mirë. E bëj gjithnjë e më shumë me kalimin e viteve, edhe për shkakun që futbolli është bërë shumë fizik. Dhe gjithashtu luajmë më shumë ndeshje se më parë. Sigurisht që pasi ta mbyll me futbollin aktiv do të gjej mënyrën për të realizuar rolin e ri që do të më pëlqejë. Në aspektin sportiv kam pasur fatin të realizoj gjithë ëndrrat e mia, nuk mund të kërkoj më shumë. I jam falënderues Zotit, më ka dhënë shumë. Në aspektin profesional dhe personal”, tha fillimisht argjentinasi.

Më pas, ai foli për largimin e dhimshëm nga skuadra e Barcelonës, me të cilën fitoi çdo gjë në futboll.

“Ishte e vështirë, sepse ndihesha për mrekulli në Barcelonë. Dhe nuk mendoja se do të largohesha. Nuk isha gati të ikja nga Barça, gjithçka ndodhi shumë shpejt. M’u desh të rindërtoja jetën me kalimin e ditëve. Njoha një kampionat tjetër me PSG-në, një tjetër klub dhe dhoma zhveshjeje të reja. Ishte një ndryshim që nuk po e kërkoja. Ky është shkaku pse fillimi ishte i vështirë”, e mbylli Messi.

spot_img

Të fundit

OSBE: Të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve

Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave...

Rusia kryen sulme të mëdha kundër termocentraleve ukrainase

Ukraina tha të shtunën se Rusia ka kryer sulme...

‘Nuk do dështojmë’, Austin: Nëse fiton Putin, Europa do ketë pasoja si kurrë më parë

Nëse Putin fiton në Ukrainë, Europa do të përballet...

Ancelotti konfirmon të ardhmen e Arda Gulerit

Arda Guler nuk do të largohet nga Real Madridi. Kjo...

OSBE: Të zbardhet fati i të gjithë të zhdukurve

Në Kosovë sot po shënohet Dita Kombëtare e Personave të Zhdukur nga lufta e fundit. Për këtë ditë janë organizuara aktivitete të ndryshme nga institucionet...

Rusia kryen sulme të mëdha kundër termocentraleve ukrainase

Ukraina tha të shtunën se Rusia ka kryer sulme të mëdha kundër termocentraleve të saj gjatë natës. Ndërkohë, një rafineri ruse e naftës tha...

‘Nuk do dështojmë’, Austin: Nëse fiton Putin, Europa do ketë pasoja si kurrë më parë

Nëse Putin fiton në Ukrainë, Europa do të përballet me një kërcënim që nuk e ka parë në jetën e saj. Paralajmërimin e dha...