Ali Ahmeti: Jemi forca e dytë në Maqedoni me dallim prej 30 mijë votash, VMRO i ndihmoi VLEN-it

Ali Ahmeti në një paraqitje direkte tha se Fronti...

Kryetari i Malishevës në Alborg të Danimarkës: Diskutuam për mundësi bashkpunimi

Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Malishevës, ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Nënkryetari i LDK-së: Dialogu të ketë datën e përfundimit

Extra AL PVC

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, akuzon kryeministrin Albin Kurti që ka përfshirë rregulloren e BQK-së, ku ndalohet përdorimi i dinarit në Kosovë në dialogun e Brukselit.

Dy ditë pasi palët sërish dështuan të dakordohen në kryeqendrën evropiane dhe ku doli në pah kërkesa e Serbisë për vazhdimin e financimit të strukturave ilegale, Haziri thotë se çështja e dinarit ka mundur të zgjidhet brenda vendit në partneritet me aleatët ndërkombëtar.
Haziri në një intervistë, thotë se është shqetësuese bojkoti i qytetarëve serbë në votimin e 21 prillit për shkarkimin e kryetarëve në veri. Ai kërkon nga qeveria një plan për integrimin komunitetit serb në veri, derisa potencon nevojën e largimit të masave ndëshkuese ndaj Kosovës.

“Kjo çështje ka mundur të zgjidhet në Prishtinë me shtetet e QUINT-it, të cilat kanë propozuar katër muaj afat për zbatim, jo për ndryshim të rregullores. Kjo nuk ka ndodhur tani ajo çka thotë populli, nëse se ke dëgjuar Dautin tash dëgjoje Hutin”, thotë Haziri.

Sipas tij, dështimi për shkarkimin e kryetarëve në veri tregon lojalitetin e qytetarëve serbë të Kosovës ndaj Beogradit zyrtar.

“Është dështim se tregon lojalitet të votuesve kosovarë që janë me etni serbe ndaj Beogradit zyrtar. Kjo duhet të jetë shqetësim serioz për Prishtinën. Në 99 për qind lojalitet të treguar është paaftësi që së paku opozita, sado e vogël dhe simbolike atje por edhe komuniteteve të tjera, kanë mundur të jenë pjesëmarrëse në kundërshti por të rritë pjesëmarrjen. Pasqyra në arenën ndërkombëtare nga këto katër komuna shkon se lojaliteti karshi Beogradit është 99 për qind dhe pakënaqësia ndaj qeverisë së Kosovës është në atë shkallë…Ne duhet të shohim burimin e problemit, ai është bojkoti. Është atakuar marrëveshja e vitit 2013, i cili kishte qëllim që të shpërbëhen strukturat paralele dhe të integrohen në institucione të Kosovës, sektorin e policisë, drejtësisë dhe të institucioneve qeveritare, që delegohen në nivele komunale. Në këtë rast nuk po trajtohet burimi i problemit, bojkoti…Derisa nuk mbyllet bojkoti përmes një plani që qeveria duhet të afron në organizim për të krijuar ambient të qëndrueshëm politik, ambient të sigurisë, pjesëmarrje të lirshme të njerëzve në jetë dhe integrim gradual”, thekson ai.

Pavarësisht dështimit të shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në veri, Haziri, nënvizon nevojën e largimit të masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Ai kërkon nga qeveria të qartësojë se çka do të nënkuptoj edhe largimi gradual i masave nga BE-ja, pasi të njëjtat po atakojnë ekonominë e vendit.

“Çka nënkupton në formë graduale, pasi masat janë financiare. Kjo është një lajm që pako e dytë nuk është duke u shqyrtuar, por po shqyrtohet një lehtësim i cili nuk i largon masat ndëshkuese ndaj Kosovës. Tani a do të jetë lehtësim në kufizimet financiare që i ka disa projekte dhe mundësi financiare, a do të jetë një lloj lehtësimi në kufizimet që i kanë eksponentët e qeverisë që lidhen me Vetëvendosjen për takime të niveleve të larta me BE-në dhe partnerët siç është ShBA-ja. Kjo është një çështje që po e vuan kjo qeveri”, shton Haziri.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe mundësitë që ish presidenti slloven, Borut Phaor të bëhet përfaqësues special i BE-së për dialogun, nënkryetari i LDK-së, thotë se i njëjti është një mik i mirë për Kosovën, i cili mund të bëjë propozime dhe plan të mirë për dialogun.

Mirëpo ai kërkon që të ruhet agjenda dhe formati i dialogut, derisa e sheh të domosdoshme përcaktimin e një afati kohor për përmbylljen e dialogut.

“Borut Pahor është një autoritet i njohur politik për ne dhe për BE-në. Është një profil i lartë i përfaqësimit, por sa është i pranueshëm për Serbinë do të jetë një pikëpyetje. Për Kosovën besoj se është një mik i mirë dhe një diplomat i formatit të rëndë i cili mund të bëjë propozime, iniciativa dhe plan të mirë. E njeh problemin, rajonin dhe të gjitha detajet. S’ka zgjidhje të thjeshtë por do të jetë çështje e harmonizimit të 27 vendeve anëtare. Shpresoj që të ruhet agjenda, të ruhet formati. Na duhet një kufizim kohor, na duhet se kur përfundon ky proces. Ende s’kemi pas autoritet që përveç formatit dhe agjendës nuk e ka pru kohën, kur fillojmë dhe kur përfundojmë”, përfundon Haziri.

spot_img

Të fundit

Ali Ahmeti: Jemi forca e dytë në Maqedoni me dallim prej 30 mijë votash, VMRO i ndihmoi VLEN-it

Ali Ahmeti në një paraqitje direkte tha se Fronti...

Kryetari i Malishevës në Alborg të Danimarkës: Diskutuam për mundësi bashkpunimi

Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Malishevës, ka njoftuar...

Siljanovskwn e habit fitorja: Qe disa orë po e pyes veten si e meritova këtë nder

Gordana Siljanovska Davkova sonte në një konferencë për media...

Ali Ahmeti: Jemi forca e dytë në Maqedoni me dallim prej 30 mijë votash, VMRO i ndihmoi VLEN-it

Ali Ahmeti në një paraqitje direkte tha se Fronti Evropian është forca e dytë në Maqedoninë e Veriut. “Jemi forca e dytë politike, Fronti Evropian...

85 përqind e votave të numëruara- ky është numri i mandatave që kane fituar VMRO, Fronti Evropian, VLEN…

Janë numëruar më shumë se 85% e votave në zgjedhjet parlamentare të Maqedonisë së Veriut. Në bazë të mandateve të fituara për Kuvendin e Maqedonisë...

Kryetari i Malishevës në Alborg të Danimarkës: Diskutuam për mundësi bashkpunimi

Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Malishevës, ka njoftuar se në qytetin Alborg të Danimarkës është takuar me kryetarin , Lasse Frimand Jensen, ku...