Kuvendi shkruan se pse edhe Kosova e shënon Ditën e Evropës

Republika e Kosovës sot shënon 9 Majin – Ditën...

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Poloni, Gërvalla: Dëshmi e fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale

Kosova inauguroi Konsullatën e Përgjithshme në Poloni. Përpos ministres Gërvalla...

MPJD: Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj për integrim në BE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rusia kryen sulme të mëdha kundër termocentraleve ukrainase

Extra AL PVC

Ukraina tha të shtunën se Rusia ka kryer sulme të mëdha kundër termocentraleve të saj gjatë natës. Ndërkohë, një rafineri ruse e naftës tha se e ka ndërprerë punën pas një sulmi me dronë.

DTEK, kompania më e madhe energjetike e Ukrainës, tha se katër termocentrale të saj janë goditur.

“Armiku përsëri i bombardoi fuqishëm objektet energjetike ukrainase”, tha DTEK në një komunikatë. “Pajisjet e kompanisë janë dëmtuar rëndë. Punëtorët e energjisë janë duke punuar tani për eliminimin e pasojave të sulmit”.

Ministri ukrainas i Energjisë, Herman Halushchenko, tha se sulmet ruse cak e kishin rajonin Dnipropetrovsk në Ukrainën qendrore dhe rajonet perëndimore Lviv dhe Ivano-Frankivsk.

Halushchenko tha se një punëtor i energjisë është plagosur. DTEK raportoi për viktima, por nuk dha hollësi.

Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan 21 prej 34 raketave ruse gjatë natës, tha komandanti i Forcës Ajrore të Ukrainës të shtunën.

Gjatë muajit të fundit, ushtria ruse i ka rritur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke i sulmuar termocentralet dhe hidrocentralet e këtij vendi pothuajse çdo ditë.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se vendi e ka humbur rreth 80 për qind të prodhimin të rrymës nga termocentralet dhe 35 për qind nga hidrocentralet, duke e detyruar Qeverinë ta vendosë reduktime të rrymës në disa rajone.

Në Rusi, ndërkohë, një rafineri e naftës në rajonin rus Krasnodar e ndërpreu punën, pas një sulmi të dyshuar me dronë mëngjesin e së shtunës, thanë zyrtarët lokalë.

“Saktësisht 10 UAVs (dronë) fluturuan drejt në rafineri. Kjo shkaktoi zjarr të madh. Mund të ketë dëme të padukshme”, tha Eduard Trudnev, drejtori për siguri i Slavynaks ECO Group, i cili e udhëheq këtë rafineri. /rel/

spot_img

Të fundit

Kuvendi shkruan se pse edhe Kosova e shënon Ditën e Evropës

Republika e Kosovës sot shënon 9 Majin – Ditën...

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Poloni, Gërvalla: Dëshmi e fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale

Kosova inauguroi Konsullatën e Përgjithshme në Poloni. Përpos ministres Gërvalla...

MPJD: Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj për integrim në BE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë...

“Vala e Kosovës” me ngecje në thirrje dhe shërbime

Operatori telefonik “VALA”, gjatë ditës së sotme ka pasur...

Kuvendi shkruan se pse edhe Kosova e shënon Ditën e Evropës

Republika e Kosovës sot shënon 9 Majin – Ditën e Evropës.Kuvendi i Kosovës shkruan se Kosova shënon 9 Majin, Ditën e Evropës, si dëshmi...

Hapet Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Poloni, Gërvalla: Dëshmi e fuqizimit të marrëdhënieve bilaterale

Kosova inauguroi Konsullatën e Përgjithshme në Poloni. Përpos ministres Gërvalla i pranishëm ishte edhe Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci. “Polonia si një...

MPJD: Kosova e rikonfirmon përkushtimin e saj për integrim në BE

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka thënë se Kosova dhe Bashkimi Evropian sot i festojnë vlerat e përbashkëta të demokracisë, lirisë dhe...