Skandalizon Batatina, përqesh Malisheven e lartëson Prishtinën- Detaje nga deklarata e turpshme

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina e ka uruar presidentin...

“Hundët t’i thej”, çka tregon audio-incizimi mes kryetarit të Gjykatës së Gjilanit dhe administratores

Drama mes ish-administratores së Gjykatës Themelore të Gjilanit, Florina...

Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes

Pasi ishte ushtruar ankesë nga ana e Prokurorisë Speciale...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Lajçak: Nëse marrëveshja nuk arrihet më së largu deri më 2024, do të thotë se nisim gjithçka nga pika zero

Extra AL PVC

I dërguari i Posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka thënë se heqja e barrikadave e ka zgjidhur problemin, por tensionet mbesin ende të larta.

Emisari evropian thekson se cikli i përsëritur i krizave të ndjekura nga zgjidhje të përkohshme i detyron negociatorët të angazhohen në “shuarjen e zjarreve, sepse nuk mund të përqendroheni te normalizimi kur ka krizë.”

“Shpresoj se nuk do të përballemi me një krizë tjetër brenda një jave – ose mund të harrojmë normalizimin”, tha ai.

Lajçak këmbëngul se momentumi aktual është ideale për gjetjen e një zgjidhjeje dhe se nëse humbet ky momentum, marrëveshja mund të zvarritet për dekada. Nëse një marrëveshje nuk arrihet më së largu deri më 2024, Lajçak thotë se do të duhen të kthehen nga e para në këtë proces.

“Kjo është një mundësi reale, diku deri në dhjetor 2023 ose në fillim të 2024.  Nëse gjërat nuk bëhen deri atëherë, ne do të duhet të fillojmë nga e para. Nëse i kthehemi krizës dhe konflikteve, atëherë mund të harrojmë afatet”, theksoi Lajçak.

Megjithatë, sipas vlerësimit të mediumit, në këto rrethana, marrëveshja finale duket larg.

Lajçak gjithashtu ka kërkuar që të mos lejohet që situata të kthehet në një krizë tjetër.

“Ajo që është e rëndësishme tani, është që të mos lejohet rrëshqitja prapa në një tjetër krizë, dhe është e rëndësishme për liderët në Kosovë dhe Serbi që të nisin ta krijojnë një atmosferë të përshtatshme për diskutime produktive për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë diplomati evropian, i cili po punon bashkë me SHBA-në dhe NATO-n në kuadër të përpjekjeve diplomatike mes mosmarrëveshjeve Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se përpjekjet nuk do të ndalen, duke thënë se muaji mars i vitit 2023 është afati i fundit për arritjen e një marrëveshjeje.

Politico ka shkruar se bashkësia ndërkombëtare është duke ndjerë një urgjencë për ta zgjidhur mosmarrëveshjen ballkanike, duke marrë parasysh nevojën e Rusisë për destabilizimin e Ballkanit në mënyrë që ta largojë nga BE.   /TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja,...

Xhesika refuzoi të angazhohej me punët e fermës, Baby G: Po bëj detyrën time si kryefermere

Baby G teksa po bisedonte me Albanon, shprehi pakënaqësitë...

Përse të largohesh nga njerëzit negativë përmirëson shëndetin

A JU KA NDODHUR TË ZGJOHENI PLOT ENERGJI, ME HUMOR TË MIRË, I LUMTUR ME JETËN TUAJ DHE KENI TAKUAR DIKË NË RRUGË QË...

Anthony Joshua do jetë i pranishëm për ta parë nga afër duelin e rivalëve të tij, Usyk dhe Fury

Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk do të përballen sonte në meçin për titullin kampion të peshave të rënda. Kjo përballje pritet të fillojë rreth orës...

10 modelet e pantallonave që nuk duhet të mungojnë në valixhen tuaj të pushimeve

Shpëtoni nga rutina e zakonshme, planifikoni udhëtime të reja, jetoni përvoja të reja. Vera është krijuar për t'u larguar nga furia e përditshme dhe...