Kurti sot bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe në...

Rasti i profesorit Krasniqi, sot sërish aksion protestues para rektoratit të UP-së

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) do...

Moti sot me diell, temperatura deri 24°C

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

​Kurti takon “Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës”, theksoi rëndësinë e arsimit dual

Extra AL PVC

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Ekonomisë, Getoar Mjeku, ka takuar një delegacion të shoqatës “Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” (Albanian Engineers of Switzerland), të udhëhequr nga kryetari i kësaj shoqate, Rexhep Gashi.

“Z. Gashi, tha se 70 anëtarët, si inxhinierë që mbulojnë industri të ndryshme, janë të gatshëm të ndihmojnë në zhvillimin ekonomik të Kosovës. Falënderues për vizitën dhe për gatishmërinë, kryeministri Kurti theksoi ndër të tjerash rëndësinë e arsimit dual, bazuar në modelin e Zvicrës, dhe përkushtimin e Qeverisë për të themeluar Fondin Sovran dhe për të fuqizuar ndërmarrjet publike. Gjatë ditës, Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, për të bashkëpunuar në fushat e arsimit dual, energjisë së ripërtëritshme, menaxhimit të mbeturinave, hekurudhave dhe zhvillimin e Trepçës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në njoftim thuhet se delegacioni i bashkatdhetarëve ka dëgjuar gjithashtu prezantimet e ndërmarrjeve Trepça, Infrakos dhe Trainkos për t’u njohur me projektet konkrete që priten të realizohen.

“Inxhinierët Shqiptarë të Zvicrës” është organizata e parë profesionale e diasporës sonë në atë vend./TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Kurti sot bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe në...

Rasti i profesorit Krasniqi, sot sërish aksion protestues para rektoratit të UP-së

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) do...

Moti sot me diell, temperatura deri 24°C

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell...

Kurti takon parlamentarët italianë, kërkon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në...

Kurti sot bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bën homazhe në përkujtim të masakrave në Gllobar, Verboc, Shtuticë dhe Marinë. Homazhet do të fillojnë nga ora 08:30. Ato...

Rasti i profesorit Krasniqi, sot sërish aksion protestues para rektoratit të UP-së

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) do të organizojë një aksion protestues kundër Këshillit të Etikës, ky aksion do të zhvillohet rreth...

Moti sot me diell, temperatura deri 24°C

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të shtohen, ku ka mundësi të sjellin ndonjë...