Kosova nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Britaninë dhe Irlandën e Veriut

Kosova nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Britaninë dhe Irlandën e...

“Gjuha e përdorur nga kryeministri Kurti ndaj vendeve aleate është e papranueshme”

Analisti politik, Visar Ymeri në një intervistë për TV...

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Parlamenti i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti takon parlamentarët italianë, kërkon mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Extra AL PVC

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim gjatë ditës së sotme, deputetë nga Grupi Parlamentar për Punë të Jashtme të Italisë, Emanuele Loperfido dhe Lia Quartapelle Procopio.

Përgjatë bisedës, siç njofton Zyra e Kryeministrit kryeministri theksoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve tona dhe i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë ndaj Republikës së Kosovës, duke përmendur dhe fushën e sigurisë ku Italia ka pjesëmarrje të lartë në misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR-in, që tregon për përkushtimin e qëndrueshëm ndaj sigurisë dhe paqes në Kosovë dhe rajon.

Më tej, ai i njoftoi deputetët me progresin demokratik dhe ekonomik të vendit tonë të dëshmuar edhe nga rankimet ndërkombëtare, e po ashtu veçoi programin e qeverisë, sidomos politikat e ndërmarra për zhvillim të qëndrueshëm, shpërndarje të barabartë e barazi sociale.

Duke folur për integrimin e komuniteteve pakicë, kryeministri theksoi kornizën e avancuar ligjore të Kosovës dhe të drejtat e garantuara me kushtetutën e vendit tonë, që shkojnë edhe përtej standardeve evropiane, të drejta këto të njohura e konstatuara edhe nga raporti i juristëve eminentë të Këshillit të Evropës.

Nga parlamentarët italianë kryeministri Kurti kërkoi mbështetjen e Italisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, si vendi më demokratik në Ballkanin Perëndimor. Kjo mbështetje është afirmim i vlerave të Këshillit të Evropës dhe njohje e progresit demokratik të shtetit tonë. /Telegrafi/

spot_img

Të fundit

Kosova nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Britaninë dhe Irlandën e Veriut

Kosova nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Britaninë dhe Irlandën e...

“Gjuha e përdorur nga kryeministri Kurti ndaj vendeve aleate është e papranueshme”

Analisti politik, Visar Ymeri në një intervistë për TV...

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Parlamenti i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke...

Hamiti: Qeveria Kurti është qeveri diletantësh, letra e Gërvallës nxjerr në pah hipokrizinë dhe jokompetencën

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, Qeverinë Kurti...

Kosova nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Britaninë dhe Irlandën e Veriut

Kosova nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Britaninë dhe Irlandën e Veriut Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Ministrinë e...

“Gjuha e përdorur nga kryeministri Kurti ndaj vendeve aleate është e papranueshme”

Analisti politik, Visar Ymeri në një intervistë për TV Arbëria ka thënë se gjuha e përdorur nga Kurti ndaj vendeve aleate është e papranueshme. Ymeri...

Shqipëria ratifikon marrëveshjen e pensioneve me Italinë, përfitojnë 500 mijë shqiptarë

Parlamenti i Shqipërisë ka ratifikuar marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributeve për sigurimet shoqërore midis Italisë dhe Shqipërisë. Janë rreth 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë...