SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së...

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj...

Është grabitur një bastore sportive në Bit Pazar

MPB njofton se me datë 03.05.2024 në ora 18:05...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti takohet me Lammy: Të luftojmë akterët malinj që synojnë destabilitetin e Kosovës dhe rajonit

Extra AL PVC
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Sekretarin e shtetit në hije për Çështjet e Jashtme, Komonuelth dhe Zhvillim, David Lammy.

Në bashkëbisedimin e ngrohtë, kujtuan zhvillimet e vitit 1999 dhe rolin vendimtar të Britanisë së Madhe në çlirimin e Kosovës nën drejtimin e laburistëve Tony Blair dhe Robin Cook. Kryeministri e falënderoi z. Lammy për kontributin e vazhdueshëm të Britanisë së Madhe ndaj Kosovës.

Në këtë takim, Kryeministri Kurti theksoi progresin në Kosovë, duke përmendur faktin që përkundër krizës botërore me pandeminë COVID-19 dhe krizën energjetike, ekonomia e Kosovës ka shënuar rritje të konsiderueshme. Së bashku me përmirësimet në indekset e demokracisë dhe sundimin e ligjit që renditin Kosovën të parën në Ballkanin Perëndimor, Kosova është vend ideal për investime për kompanitë nga Britania e Madhe që kërkojnë near-shoring, theksoi Kryeministri.

Kryeministri Kurti veçoi mundësitë për rritjen e shkëmbimit tregtar mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe, si dhe investimet në sektorin energjisë.

Ndërsa z. Lammy ofroi bashkëpunimin e tij, ai theksoi nevojën e identifikimit sa më shumë fusha të bashkëpunimit dhe partneritetit në mes të dy vendeve, ashtu që Britania e Madhe të mund të ndihmojë sa më shumë Kosovën.

Në takim u diskutua edhe për çështjet aktuale, duke përfshirë dialogun dhe nevojën për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, si dhe çështjet e sigurisë.

Kryeministri Kurti, theksoi nevojën për rritjen e bashkëpunimit mes institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe Britanisë së Madhe në luftimin e akterëve malinj që synojnë destabilitetin e Kosovës dhe rajonit./TV Malisheva

spot_img

Të fundit

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së...

​Pjesa e parë: Haaland hat-trick, City në epërsi bindëse kundër Wolverhampton

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e Premier...

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj...

Është grabitur një bastore sportive në Bit Pazar

MPB njofton se me datë 03.05.2024 në ora 18:05...

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut (Norad) ka përgjuar një aeroplan rus i cili thuhet të ketë përgjuar hapësirën ajrore...

​Pjesa e parë: Haaland hat-trick, City në epërsi bindëse kundër Wolverhampton

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen e Premier Ligës mes Manchester Cityt dhe Wolverhamptonit. Pas më shumë se 45 minutave lojë të zhvilluara në...

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i fundit ka...