Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Extra AL PVC

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur zhgënjimin e tij ndaj deklaratave të Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, pasi ky i fundit ka uruar qeverinë e re të Serbisë, ku në kabinet ka dy ministra të sanksionuar për korrupsion.

“Me keqardhje dëgjohet se BE-ja po pret me padurim të punojë me qeverinë serbe, duke përfshirë zëvendëskryeministrin Alexander Vulin, i cili është nën sanksionet e SHBA-së për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë, ndërsa ata ende nuk janë të gatshëm të heqin masat e padrejta kundër Kosovës”, ka shkruar kryeparlamentari në platformën X.

Ndryshe, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell, ka uruar Millosh Vuçeviqin për zgjedhjen në postin e kryeministrit të Serbisë.

“Paraprakisht, mezi pres të punoj me ju, Ministrin e Punëve të Jashtme, Marko Gjuriq dhe anëtarët e tjerë të qeverisë, në mënyrë që Serbia të ecë përpara në rrugën e saj evropiane”, ka shkruar në rrjetet sociale diplomati evropian.

 

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputeti gjerman, Michael Roth si dhe ish-Ministri i Jashtëm malazez, Miodrag Vlahoviq, duke marrë parasysh se në qeverinë serbe gjenden dy ministra të sanksionuar nga SHBA-ja për korrupsion.

Serbia dëshiron të bëhet anëtare e plotë e Bashkimit Evropian. E vërtetë. Por qeveria e re e Serbisë? Seriozisht?”, ka ironizuar Roth.

E pabesueshme, absurde dhe qesharake e ka cilësuar ish-zyrtari shtetëror malazez urimin e Borrellit.

Ky është, në fakt, një shembull i përsosur i politikës krejtësisht të kotë dhe thellësisht të paaftë të burokratëve të BE-së ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor. ‘Për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së’?! Është një kabinet LUFTE, pro-rus! E turpshme”, ka shkruar ish-kryediplomati malazez në platformën X.

Edhe eurodeputeti gjerman, Reinhard Butikofer nuk ka mundur të përmbahet dhe ka reaguar ashpër ndaj Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell.

Deputeti gjerman ka shprehur habinë për një qëndrim të tillë të kryediplomatit të BE-së duke e cilësuar qasjen e Borellit si “politikë delirante dhe të shurdhër ndaj Serbisë dhe Ballkanit Perëndimor”, shkruan Telegrafi.

Ai më tutje ka pyetur se si një Përfaqësuesi i Lartë dhe Zëvendës President “mund ta bëjë një budallallëk të tillë”.

“Dhe ai menjëherë merr përgjigjen e merituar nga Milos Vuçeviq i cili sinjalizon qartë se: Serbia dëshiron të anëtarësohet në BE- me kushtet ruse”, ka shkruar ai në platformën X.

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se SHBA-ja është “e zhgënjyer” nga propozimi i Vulinit dhe Popoviqit dhe shtoi se të dy mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi i SHBA-së ndaj tyre është “i njohur mirë”.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar...

Dy gra rrahen mes vete në Lipjan, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në...

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, ky është reagimi i eurodeputetit holandez

Eurodeputeti holandez, Thijs Reuten, ka bërë një reagim lidhur me mos-përfshirjen e Kosovës në rendin e ditës në Komitetin e Ministrave të Këshillit të...

Gjermani: Gjendje emergjence nga vërshimet në Saarland

Reshjet e vazhdueshme kryesisht në jugperëndim të Gjermanisë kanë rritur nivelin e ujërave. Më i prekur është Saarland-i. Ndonëse nuk ka pasur viktima dhe...

“Po shkojë t’a marrë letërnjoftimin”, qytetari gjuan mbi 2kg marihuanë dhe ikë

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një person në Prishtinë ka ikur nga zyrtarët policorë, pasi që në shtëpinë e...