Ukraina dhe Moldavia gjithnjë e më afër BE-së

Ukraina dhe Moldavia pritet t’i hapin formalisht bisedimet për...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kurti në Mejë: Lufta për luftën e Kosovës s’ka përfunduar më 1999, luftojmë kundër propagandës së Serbisë

Extra AL PVC

Në shënim të Ditës së Personave të Zhdukur me Dhunë, në Mejë u mbajt tubim përkujtimor organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Komisioni Qeveritar për personat e zhdukur, Këshilli Koordinues i asociacionit të familjarëve të të zhdukurve të Kosovës dhe Shoqata “27 prilli 1999 Mejë”

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, vendosën buqetë me lule në kujtim të Nënës Pashke dhe bënë nderime te memoriali i ngritur në përkujtim të vrarëve në masakrën në Mejë.

Kosova po shënon Ditën e Personave të Zhdukur me Dhunë gjatë luftës në kujtim të tyre, masakrës në Mejë dhe të gjithë personave të zhdukur dhunshëm gjatë luftës, tha Kryeministri Kurti në fillim të fjalës.

Në historinë e luftës së Kosovës, kryeministri theksoi se masakra e kryer në Mejë dhe Korenicë më 27 prill 1999, është më e madhja.

Atë ditë, në këto fshatra të Gjakovës u vranë 376 civilë shqiptarë të paarmatosur dhe të pafajshëm. Në mesin e tyre edhe 11 nxënës e 20 arsimtarë. U vranë shqiptarët pa dallim moshe, gjinie, prejardhjeje, a feje. Këtu i kemi bashkë varret e myslimanëve e të katolikëve të vrarë vetëm dhe vetëm pse ishin shqiptarë’’, u shpreh ai.

Teksa risolli në kujtesë ngjarjen e dhimbshme të Mejes, ai tha se “sot do të donte që nga aty, nga Meja, ku 25 vite më parë është kryer masakra më e madhe gjatë luftës në Kosovë, të flasë edhe për një luftë tjetër, një luftë të papërfunduar: luftën për luftën e Kosovës”.

‘’Ndonëse lufta e armatosur dhe e përgjakshme në Kosovë përfundoi në qershor të vitit 1999, lufta për luftën e Kosovës, nuk ka përfunduar asnjëherë dhe ajo vazhdon edhe sot. Në njërën anë është Serbia autokratike që përpiqet t’i fshehë dhe mohojë krimet e kryera prej saj në Kosovë, duke u ikur përgjegjësive për to. Kurse në anën tjetër është Kosova demokratike, që me shoqërinë dhe shtetin e saj e thotë të vërtetën për luftën e Kosovës, që nga vendet ku janë kryer krimet gjatë luftës sikur Meja dhe deri në instancat më të larta ndërkombëtare, sikur në Organizatën e Kombeve të Bashkuara’’, u shpreh kryeministri.

Ai foli për luftën speciale të shtetit të Serbisë për t’i përvetësuar, imponuar dhe dominuar narracionet për luftën e Kosovës.

Përballë këtyre hileve të Serbisë me mashtrime, Republika e Kosovës lufton në të drejtën e saj kundër propagandës së Serbisë, në beteja për të vërtetën historike të luftës së Kosovës dhe për adresimin e saj para drejtësisë”.

Në përmbyllje të fjalës së tij, kryeministri tha se ashtu “siç e kemi fituar luftën në vitin 1999, me përpjekjet e paepura të popullit tonë, me betejat e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me gjakun e dëshmorëve dhe martirëve të kombit dhe me mbështetjen e aleatëve tanë, ashtu do ta fitojmë edhe luftën për luftën e Kosovës, me të vërtetën historike, me drejtësi për krimet e kryera gjatë luftës, të gjithë ne bashkë, shteti dhe populli i Kosovës, me miq dhe aleatë si dhe me vlerat tona të përbashkëta demokratike e perëndimore”.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, fjalë mbajtën edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani Sadriu, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, kryetari i Komisionit Qeveritar për personat e zhdukur, Andin Hoti, kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, Agim Gashi nga Kryqi i Kuq, Ahmet Graiqevci nga Këshilli Koordinues i asociacionit të familjarëve të të zhdukurve të Kosovës dhe Sundim Krasniqi nga Shoqata ‘’27 prilli 1999 Mejë.’’

Sot, në përkujtim të kësaj dite, u bënë homazhe edhe pranë përmendores dedikuar personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës para Kuvendit të Republikës së Kosovës.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Ukraina dhe Moldavia gjithnjë e më afër BE-së

Ukraina dhe Moldavia pritet t’i hapin formalisht bisedimet për...

Reagon Përparim Rama, publikon faturën e plotë dhe i kërkon shefit të Asamblistëve të VV-së të mos keqinformojë

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar lidhur me...

Borrell: Këtë muaj Spanja dhe Irlanda do ta njohin shtetin palestinez

Spanja, Irlanda dhe vende të tjera anëtare të Bashkimit...

Ukraina dhe Moldavia gjithnjë e më afër BE-së

Ukraina dhe Moldavia pritet t’i hapin formalisht bisedimet për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE) në javën e fundit të qershorit. Disa diplomatë, të cilët folën...

Çka deklaroi Hoxha për rastin e Martin Berishaj dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka raportuar sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes për lëvizjet që janë bërë...

Reagon Përparim Rama, publikon faturën e plotë dhe i kërkon shefit të Asamblistëve të VV-së të mos keqinformojë

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka reaguar lidhur me një faturë për Shërbimin e Arkitektit të Kryeqytetit në vlerë prej 1 milionë e 48...