Petkoviq pas aksionit të policisë në veri: Piromani ballkanas, Albin Kurti dëshiron luftë

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar...

Pas reshjeve të shiut disa rrugë në Prishtinë u vërshuan

Sa herë që Kosovën e përfshijnë reshjet e shiut...

Hoti del me analizë prej 9 pikash për raportin vjetor të buxhetit 2023

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Çka deklaroi Hoxha për rastin e Martin Berishaj dhe transferimi i shefit të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës

Extra AL PVC

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka raportuar sot në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes për lëvizjet që janë bërë në Njësinë e Veçantë të Hetimeve në Policinë e Kosovës (ish-Task Forca).

Hoxha tha se nga kjo Njësi askush nga policët nuk është larguar nga ndonjë presion, por të katërt policët që janë larguar kanë bërë kërkesë që t’i bëjnë këto lëvizje.

Nga Njësia e veçantë e hetimeve nuk ka pas largime apo transferime përpos major Shemsi Hazirit. Gjithë këto lëvizje janë bërë me kërkesë të policëve. Janë katër policë që kanë bërë kërkesë për nevoja të tyre personale dhe nuk kanë pas presion nga askush. Në këtë njësi ka qenë një shtesë prej 300 euro dhe ndoshta kjo është arsyeja pse policët kërkojnë që të largohen nga njësia e Task Forcës”, sqaroi ai, duke aluduar në heqjen e shtesave.
I pyetur nga kryetari i Komisionit, Bekë Berisha pse është bërë transferimi i major Shemsi Haziri nga kjo Njësi, Hoxha tha: “Shemsi Hazirin e kam transferu në kuadër të reformave të mëdha që i kemi bërë në kuadër të Departamentit të hetimeve. Në kuadër të këtyre reformave është ndërruar drejtori i Departamentit të hetimeve, po ashtu është ndërruar shefi i Departamentit të hetimeve të rënda, është ndërrua shefi i Drejtorisë së Forenzikës, është ndërruar shefi i Drejtorisë për trafikim me qenie njerëzore, është ndërrua drejtori i Krimeve të rënda dhe po ashtu është emëruar drejtori i ri i Divizionit të Hetimeve.

Shemsiu mbetet një epror i vyeshëm i Policisë së Kosovës, ka një kredibilitet, ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë. Ne e kemi caktuar tek pozicioni i zëvendës drejtorit të hetimit të drogave. Mendoj që kjo është një nga fushat më të rëndësishme të Policisë së Kosovës. Shemsiu ka qenë edhe më parë në këtë fushë. Unë si drejtor, por edhe si menaxhment e kemi si prioritet këtë fushë”.

Berisha sërish e pyeti se nëse një hetues ka qenë i autorizuar për të shkuar jashtë vendit për të kryer një çështje të caktuar, a duhet të autorizojë Hoxha këtë hetues?

Hoxha pohoi se çdo kërkesë aprovohet në fund nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

“Çdo udhëtim jashtë Kosovës me qëllim të trajnimit apo takimeve zyrtare bëhet me kërkesë apo me autorizim të eprorit të parë të Policisë, pastaj aprovimi përfundimtar bie tek drejtori i Përgjithshëm i Policisë”, tha Hoxha.

Sipas kryetarit të këtij Komisioni, Shemsi Haziri ishte gati në përfundim të rastit të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, si dhe për këtë temë shtroi pyetje se kush do të merret me këtë rast.

Lidhur me këtë, drejtori i Policisë tha “Në kërkesën për udhëtim jashtë vendit nuk specifikohen të gjitha gjërat dhe arsyen pse po shkon atje. Pra, nuk specifikohen të gjitha gjërat. Ka përditë takime jashtë vendit dhe nuk qëndrojnë ato që policët e kësaj njësie nuk shkojnë jashtë vendit. Ne e kemi vendos eprorin e ri Besim Berishën i cili ka punuar më parë në këtë njësi dhe tash punon atje.

Dhe asnjë policë që ka punuar me Shemin dhe vazhdojnë të punojnë atje nuk është dëmtuar, nuk është intimiduar, nuk është kërcënuar, kanos apo shantazhu…nuk ka listë të largimit të njerëzve. Tash i kemi dy veta që janë tepër në këtë njësi për shkak të gradës që kanë nuk përkojnë me nivelin e gradave që kanë mbetë në këtë departament. Mirëpo, nuk ka as favorizime lokaliste dhe as favorizime të tjera. Largimi apo avancimi do të bëhet vetëm në bazë të performancës që e bën atje”.

I pyetur nga Berisha se a ka Hoxha presion politik, ai e mohoi një gjë të tillë.

“Asnjë ndryshim apo lëvizje nuk bëhet me mbrojt apo me ndjek dikë. Çdo ndryshim që bëhet, bëhet vetëm duke ndjekur performancën e policit. Si drejtor nuk merrem me emra se kush hetohet. Por, shikojmë lëndën dhe e mbështesim punën.

Major Besim Berisha është shefi i kësaj njësie, normalisht që ai duhet të ketë informacione sepse ai duhet të bëj një vlerësim të drejtë e të mirë policëve dhe ai duhet të dijë që kush po hetohet dhe për çka hetohet. Nuk është detyrë e tij që të pengojë hetimet”, sqaroi Hoxha.

spot_img

Të fundit

Bota reagon pas kërkesës për fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit

Pas njoftimit të prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP)...

Petkoviq pas aksionit të policisë në veri: Piromani ballkanas, Albin Kurti dëshiron luftë

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar...

Blinken thotë se SHBA “thelbësisht e kundërshton” njoftimin e prokurorit të GJNP’së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se SHBA...

Pas reshjeve të shiut disa rrugë në Prishtinë u vërshuan

Sa herë që Kosovën e përfshijnë reshjet e shiut...

Bota reagon pas kërkesës për fletarrestime për Netanyahun dhe liderët e Hamasit

Pas njoftimit të prokurorit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) që synon lëshimin e fletarrestimeve ndaj kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, ministrit të Mbrojtjes, Yoav...

Petkoviq pas aksionit të policisë në veri: Piromani ballkanas, Albin Kurti dëshiron luftë

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka thënë se vendosja e Policisë së Kosovës në degët e Bankës Postare të...

Blinken thotë se SHBA “thelbësisht e kundërshton” njoftimin e prokurorit të GJNP’së

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se SHBA “thelbësisht e kundërshton” njoftimin e sotëm të prokurorit të GJNP’së, Karim Khan, se ai po...