Lumir Abdixhiku premton rritje enorme rrogash: Mësuesve 224 euro, mjekëve 296, policëve 200 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u zotua në Pressing...

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Borrell: Këtë muaj Spanja dhe Irlanda do ta njohin shtetin palestinez

Extra AL PVC

Spanja, Irlanda dhe vende të tjera anëtare të Bashkimit Evropian planifikojnë ta njohin një shtet palestinez më 21 maj, tha përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, të enjten vonë.

Në mars, kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, kishte thënë se Spanja dhe Irlanda, së bashku me Slloveninë dhe Maltën, ishin pajtuar për t’i ndërmarrë hapat e parë drejt njohjes së një shteti palestinez përkrah shtetit izraelit, duke nënvizuar se zgjidhja me dy shtete është thelbësore për paqe afatgjate.

I pyetur nga radioja spanjolle RNE, nëse 21 maji është dita kur Spanja, Irlanda dhe vendet e tjera anëtare do ta njihnin një shtet palestinez, Borrell tha “po”, duke e përmendur edhe Slloveninë.

“Ky është një veprim simbolik i natyrës politike. Me shumë se njohjen e një shteti, kjo ka të bëjë me vullnetin që ai shtet të ekzistojë”, tha Borrell, duke shtuar se Belgjika dhe vende të tjera me gjasë do ta ndjekin këtë hap, gjithashtu.

Më herët, ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares, kishte thënë se vendi i tij kishte vendosur tashmë ta njohë një shtet palestinez, po pa treguar se kur saktësisht.

Thirrjet për një armëpushim dhe për një përfundim të përhershëm të konfliktit palestinezo-izraelit janë rritur, posaçërisht pas rritjes së numrit të viktimave si pasojë e luftës së Izraelit në Rripin e Gazës kundër Hamasit – grupit të shpallur terrorist nga SHBA dhe BE.

Izraeli ka thënë se planet për njohjen e Palestinës përbëjnë “vlerësim për terrorizëm” dhe se kjo do t’i kufizonte mundësitë për zgjidhjen e konfliktit në Gazë përmes bisedimeve.

Të premten, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet ta mbështesë kërkesën e palestinezëve për t’u bërë vend anëtar me të drejta të plota i OKB-së, dhe ta dërgojë atë në Këshillin e Sigurimit për “rishqyrtimin e kësaj çështjeje pozitivisht”.

Transmetuesi shtetëror i Irlandës, RTE, raportoi të enjten se Spanja, Irlanda, Sllovenia dhe Malta kanë qenë duke e pritur votimin e OKB-së dhe se kanë menduar ta njohin së bashku atë më 21 maj.

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, tha në fillim të kësaj jave vendi i tij do ta njohë shtetësinë e Palestinës deri kah mesi i qershorit.

Prej vitit 1988, 139 nga 193 vende anëtare të OKB-së e kanë njohur shtetësinë e Palestinës.

spot_img

Të fundit

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të...

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më...

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, më shumë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i humbjes së peshës sa dieta, dhe sa më herët të shkojmë për të fjetur, aq...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të konsumoni sasi të mëdha uji çdo ditë, por në fakt, hidratimi i tepërt mund të...